Ambasadorja franceze ne Tirane zhvillon nje vizite ne Universitetin "Aleksander Xhuvani" ne Elbasan.
Më datë 10 prill 2014, Ambasadorja Franceze në Shqipëri zj. Christine Moro, vizitoi Universitetin e Elbasanit.
Pas një prezantimi të Universitetit nga rektori Prof. Dr. Liman Varoshi, u diskutuan ndër të tjera edhe mundësitë e bashkëpunimit me Ambasadën Franceze, si dhe me institucione homologe në Francë
Qëllimi i vizitës ishte mbajtja e një leksioni me temë “Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian”, me studentë dhe lektorë të degës së gazetarisë. Leksioni u ndoq me mjaft interes nga të pranishmit dhe u pasua nga pyetje, të cilat morën trajtën e një debati mjaft konstruktiv.