Njoftim shpallje konkursi
Universiteti “A. Xhuvani” Elbasan shpall konkurs për vendi të lirë punë në Drejtorinë Juridike për pozicionin “Specialist prokurimi”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbaruar studimet e larta dhe të ketë titullin “Ekonomist" ose “Inxhinier”.
- Të kenë eksperience pune në administratën publike, të paktën 10 (dhjetë) vjet.
- Të kenë këtë përvojë pune në fsuhën e prokurimit publik, të paktën 5 (pesë) vjet.
- Të kenë kualifikime në fushën e prokurimit publik.
- Të zotërojnë gjuhë të huaj.
- Të njohin programet bazë në kompjuter.
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
- Të kenë njohuri shumë të mira të legjislacionit për prokurimin publik.
- Të mos kenë konflike interesi dhe nepotizëm me personelin e Universitetit “A. Xhuvani”.
- Të mos jenë marrë më parë masa disiplinore e largimit nga puna ndaj kandidatëve.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri me datë24 .04.2014 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit)
- C. V të përgjithshme të përqendruar.
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar)
- Provime pasuniversitare mikroteza etj
- Botimet e pesë viteve të fundit (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte)
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
- Vërtetim nga qendra e punës që e lejon të japë mësim.
- Vërtetim page.
Pas shqyrtimit paraprak të dokumentacionit, kandidatët që plotësojnë kriteret do t’i nënshtrohen testimit me shkrim lidhur me legjislacionin mbi prokurimin publik dhe intervistës me gojë.
Aktivitete në UE
Biblioteka
Njoftime
Kontakte