Njoftim
1-Fakulteti i Shkencave të Natyrës "A. Xhuvani"Elbasan për nevojat e tij për staf akademik në Departamentin e Kimisë për vitin akademik 2013-2014 shpall konkurs për staf akademik të jashtëm.
Kriteret për konkurrim janë:
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Universitetet brenda ose jashtë vendit.
- Të jetë diplomuar në degën e Kimisë me notë mesatare mbi 8 dhe të lëndëve të specialitetit 9.
- Te këtë përvojë mësimdhënie në lëndën e Kimisë dhe të jetë aktualisht i angazhuar në këtë sektor.
- Të këtë përfunduar studimet studimet pasuniversitare Master i Nivelit të dytë (ose Master i shkencave) në profilin e Kimisë me notë mesatare 8.
- Të jetë i angazhuar në kualifikimin pasuniversitar (grada, titulli është përparësi)
- Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore(preferohet anglishtja) e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
- Të zotërojë teknikën e informacionit.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit "Aleksandër Xhuvani" Elbasan deri me 10.03.2014 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit)
- C. V të përgjithshme të përqendruar.
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar)
- Provime pasuniversitare mikroteza etj
- Botimet e pesë viteve të fundit (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte)
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
- Vërtetim nga qendra e punës që e lejon të japë mësim.
- Vërtetim page.
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do ti nënshtrohen një interviste në departament.
KOMISIONI I KONKURIMIT