Njoftim
Fakulteti i Shkencave Humane të Universitetit "A. Xhuvani" Elbasan për nevojat e tij për personale ndihmës (sekretar qendre) të Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe Ballkanalogjike shpall konkurs me kërkesa si më poshtë:
Kriteret për konkurrim janë:
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Programe të Studimit Gjuhë Letërsi/ Histori Gjeografi/ Gjuhë të Huaja me mesatare jo më të vogël se 8.5 në Universitetet brenda ose jashtë vendit.
- Të ketë përfunduar studimet pasuniversitare Master i nivelit të dytë ose Master i Shkencave në fushën përkatëse me mesatare jo më të vogël se 8.5
- Të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore, preferohet gjuhë angleze/gjermane/franceze/italiane/spanjolle
- Të jetë njohës dhe përdorues i mirë i programeve bazë kompjuterike
- Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit "Aleksandër Xhuvani" Elbasan deri me 13.03.2014 këto dokumente:
- Kërkesë për ketë pozicion
- C. V
- Referenca
- Kopje të diplomës dhe të Listë së notave (noterizuar)
- Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj dhe përdorimit të kompjuterit (të noterizuar).
- Kopje të librezës së punës
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do ti nënshtrohen një interviste në Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe Ballkanalogjike .
KOMISIONI I KONKURIMIT