Njoftim per shpallje konkursi
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit "A. Xhuvani" Elbasan për nevojat e tij për personel ndihmës mësimor në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike (Departamentin e Infermieristikës), shpall konkurs për laborant.
Kriteret e përgjithshme për konkurrim janë:
- Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare në Universitetet brenda ose jashtë vendit për Infermieri.
- Të ketë diplomë universitare të përfundimit të ciklit të dytë "Master" në Infermieri.
- Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimorë të mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
- Të jetë njohës dhe përdorues i mirë i programeve bazë kompjuterike, vërtetuar me dëshminë përkatëse.
- Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Të ketë përvojë pune në fushën e infermieristikës.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit "Aleksandër Xhuvani" Elbasan deri me datë. 06.03.2014 këto dokumente:
- Kërkesë për ketë pozicion
- C. V
- Referenca
- Kopje të diplomës dhe të Listë së notave (noterizuar)
- Dëshmi të Kualifikimeve.
- Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj dhe përdorimit të kompjuterit (të noterizuar).
- Kopje të librezës së punës
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
Kandidati do ti nënshtrohet edhe intervistës me gojë.
KOMISIONI I KONKURIMIT