Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Aplikoni për bursa dhe shkëmbime në ERASMUS MUNDUS

Jeni student/e?

Dëshironi të aplikoni për bursë për një cikël të plotë studimi Master ose Doktorate Erasmus Mundus për vitin akademik 2014-2015? Ekzistojnë 42 Joint PHD dhe 138 Joint Master Erasmus Mundus dhe një pjesë e mirë e tyre kanë rihapur aplikimet të cilat mbyllen në periudhën tetor- nëntor 2013. Programet Erasmus Mundus përfshijnë detyrimisht periudha studimi në të paktën dy universitete evropiane dhe lëshojnë diploma të përbashkëta.

Kush mund të aplikojë?

Studentë dhe lektorë që duan të bëjnë Master ose PhD të plotë.

Si aplikohet?

Vizitoni në faqen e Erasmus Mundus listën e Masterave dhe PhD-ve.

http://eacea.ec.europa.eu/erasmus_mundus/results_compendia/selected_projects_en.php

Zgjidhni Masterin ose PhD që ju intereson dhe hyni në faqen e internetit përkatëse. Aty do të gjeni afatet e aplikimit dhe kriteret. Kujdes: Afatet variojnë nga një program në tjetrin dhe për një pjesë të tyre mbyllen në periudhën tetor – nëntor 2013. Meqenëse ky është viti i fundit i Erasmus Mundus, pjesa tjeter e këtyre programeve i kanë mbyllur aplikimet që në fillim të vitit 2013.

Kushtojini prioritet maksimal: 1. Afatit të aplikimit 2. Mbrojtjes së gjuhës angleze me TOEFL ose IELTS. Disa mastera mund të kërkojnë zotërimin e një gjuhe tjetër. Më pas filloni nga puna për përgatitjen e letrës së motivimit, gjetjes së dy rekomandimeve nga ish pedagogët tuaj, plotësimit të formularit dhe plotësimit të dokumenteve të tjera që kërkohen.

2. Nëse dëshironi të aplikoni për një mobilitet (exchange) për një periudhë të shkurtër studimi (një semestër ose një vit akademik), shihni Action 2 Partneritetet me IAL-të e vendeve jo anëtare të BE-së, ku përfshihen dhe aplikimet për bursa.

http://eacea.ec.europa.eu/erasmus_mundus/results_compendia/selected_projects_action_2_en.php

Kush mund të aplikojë?a. Në këtë aktivitet, mund të aplikojnë studentë, stafe akademikë dhe administrativë

a.Në këtë aktivitet, mund të aplikojnë studentë, stafe akademikë dhe administrativë

Studentët e universiteteve partnere (Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Mjekësisë) mund të aplikojnë për shkëmbim (exchange) nga niveli bachelor deri në postdoc (pedagogët). Studentët e universiteteve të tjera shqiptare, jo partnere, mund të aplikojnë duke filluar nga niveli Master.

Si aplikohet?

Studenti hyn në faqen e Erasmus Mundus, gjen Action 2

http://eacea.ec.europa.eu/erasmus_mundus/results_compendia/selected_projects_action_2_en.php

-kërkon "partnerships" ku janë partnerë universitetet shqiptare:

  • Basileus V-Universiteti i Gentit -U. i Tiranës është partner
  • JoinEU-SEE V - University of Graz - U. I Tiranës është partner
  • ERAWEB- University Medical Center of Rotterdam )- U i Mjekesise është partner

- hyn në faqen e internetit dhe kërkon se cilat universitete ofrojnë studime në fushën ku ai është i interesuar dhe njihet me kriteret e aplikimit. Më pas fillon të përgatitë dosjen e aplikimit. Nëse është student në një nga dy universitet partnere (UT ose Mjekesia), ai i përket Target group 1 (TG1) dhe mund të bëjë mobilitet që në nivelin bachelor ; nëse universiteti i tij nuk është partner, studenti i përket Target group 2 (TG2) dhe mund të aplikojë për mobilitet në nivel master dhe doktoratë. Ka dhe nje target group 3 (TG3) per grupe te marxhinalizuar ose me nevoja specifike. Mobilitetet fillojnë nga 6 muaj deri në 3 vjet. Dokumentet e dosjes janë letra e motivimit, lista e notave deri në vitin kur ai është i regjistruar, një ose dy rekomandime, dëshmi për njohjen e gjuhës, etj.

Edhe stafet administrative të universiteteve mund të aplikojnë për exchange afatshkurtra 1 mujore.