Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Thirrje per konference

Universiteti “A. Xhuvani” i Elbasanit
Qendra e Studimeve Albanologjike
Thirrje per konference
Call for Paper

Në kuadër të veprimtarive shkencore dhe jubilare kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dhe Qendra e Studimeve Albanologjike do të organizojnë një konferencë shkencore ndërkombëtare kushtuar njërit prej protagonistëve më të rëndësishëm të tri periudhave të historisë bashkëkohore të shtetit shqiptar: Rilindjes, Pavarësisë dhe Luftës së Dytë Botërore, Lef Nosit. Konferenca do të zhvillohet nën titullin e përgjithshëm “Lef Nosi - figurë qendrore e historisë dhe e kulturës shqiptare” dhe do të mbahet në Elbasan në datat 24-25 nëntor 2012. Në këtë konferencë synohet që, duke bërë të njohura dhe duke u mbështetur në burime të reja arkivistike: shqiptare, osmane, britanike, amerikane, italiane, gjermane, të ripërcaktohen në mënyrë shkencore roli dhe kontributet e Lef Nosit, si atdhetar; si veprimtar i përgatitjes së Pavarësisë; si një prej shtetarëve që mori përgjegjësi në dekadat e vështira kur shteti i ri shqiptar po hidhte hapat e parë dhe në kohë të tjera nga më të vështirat në histori; si publicist, krijues dhe editor; si mbledhës e botues i traditës gojore shqiptare; si koleksionist i burimeve të rëndësishme të trashëgimisë dorëshkrimore të vendit; si filatelist, numizmat, burimolog, përkthyes; dhe në fusha të tjera. Gjuhët e punës do të jenë shqip dhe anglisht. Për diskutimet organizatorët do të sigurojnë përkthim simultan. Qëllim parësor i kësaj veprimtarie është të bëhet e njohur trashëgimia e shumanshme e Lef Nosit në të gjitha fushat ekulturës kombëtare, si koleksionist i fondeve dhe burimeve dokumentare, si fondkrijues i një thesaurus-i të arkivave të Shqipërisë; si personalitet me ndihmesa të indentifikuara në etnologji, folklor, histori, arkeologji, orientalistikë, besim, arte pamore, letërsi, numizmatikë, filateli; të paraqitet gjendja e njohjes së deritashme të gjithë kësaj trashëgimie dhe të formulohet një paradigmë e gjerë për studime të nivelit universitar dhe pasuniversitar (diploma, master, doktoratë) në të gjitha fushat e albanologjisë ku kontributet e Lef Nosit janë të rëndësisë parësore. Objekt i kërkimeve të këtij projekti do të jetë fondi personal i Lef Nosit që ruhet në AQSH, Fondi nr. 32, me rreth 13 mijë fletë të numërtuara, si dhe shumë burime të tjera të mbledhura prej tij dhe të shpërndara nëpër fonde të tjera gjatë periudhës deri më 1990; si dhe arkivat e krijimtarisë që ruhen në institucionet e vartësisë të Qendrës së Studimeve Albanologjike, ku kanë indekse të kodifikuara. Përgatitjet e konferencës i janë ngarkuar një bordi pune me përfaqësues nga të dy institucionet. Janë të mirëpritura përkthimet nga vetë pjesëmarrësit. Organizatorët marrin përsipër shumëfishimin e tyre, qoftë në formë përmbledhjeje, qoftë në formë analitike-integrale. Mirëpresim pjesëmarrjen tuaj në këtë konferencë, duke propozuar, deri më datën 15 qershor, përmes një titulli pune dhe një summary(përmbledhje) shqip dhe/ose anglisht prej jo më shumë se 250 fjalësh. Për studiuesit e rinj do të inkurajohet pjesëmarraja me postera dhe prej organizatorëve do të sigurohet diskutim korrekt brenda kohës së parashikuar të punës. Bordi i punës do të shqyrtojë propozimet dhe deri në fund të muajit qershor 2012 do të bëjë sugjerimet e nevojshme dhe do të konfirmojë pjesëmarrjet në konferencë. Për shkak se kalendari i kësaj veprimtarie, duke përfshirë dhe botimin e akteve të konferencës, duhet të mbyllet brenda këtij viti, pjesëmarrësit që do të konfirmohen janë të lutur për të dorëzuar në variant përfundimtar për botim kontributet e tyre jo më vonë se data 15 tetor 2012.M

Për Bordin e punës

Prof.Dr Liman Varoshi, Akademik Beqir Meta, Prof.Dr Shaban Sinani, Prof.Dr Roland Gjini, Dr. Luçiano Boçi, Prof.Dr Ardjan Marashi

Shënim:

Të gjitha përmbledhjet ( summary) duhet të dërgohen në adresën e e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.