Në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani u zhvillua Konferenca Ndërkombëtare “Ndërtimi i qendrueshmërisë së ekosistemeve ujore nëpërmjet njohurive shkencore”
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në bashkëpunim me Universitetin e Salentos, Itali dhe Revistën Ndërkombëtare Aplikimi Mjedisor dhe Shkencor, organizuan Konferencën Ndërkombëtare “Ndërtimi i qendrueshmërisë së ekosistemeve ujore nëpërmjet njohurive shkencore”. Për dy ditë rradhazi, akademikë nga vendi dhe bota, prezantuan rezultatet e punës së tyre hulumtuese, shkëmbyen mendime, këndvështrime e ide të reja kërkimore shkencore.