Leksion i hapur nga Prof.Dr. Gaetano Dammacco me temë “Shteti dhe e drejta e lirisë fetare”
Departamenti i Edukimit Qytetar në FSHE, në bashkëpunim me Universitetin e Barit “Aldo Moro”-Itali, në datë 28.04.2017 organizoi leksionin e hapur me temë “Shteti dhe e drejta e lirisë fetare”, prezantuar nga Prof.Dr. Gaetano Dammacco. Leksioni trajtoi rëndësinë e lirisë fetare në sferën e të drejtave themelore të njeriut, si një aspekt shumë i rëndësishëm i lirive personale, duke e lidhur me traktatet e ndryshme ndërkombëtare. Morën pjesë studentë të degëve Filozofi-Sociologji dhe Edukatë Qytetare, të cilët drejtuan pyetje dhe diskutuan rreth temës së trajtuar.
![Leksion i hapur nga Prof.Dr. Gaetano Dammacco me temë Shteti dhe e drejta e lirisë fetare ,UNIEL](/images/studio_ne_ue/Fakulteti_i_shkencave_te_edukimit/veprimtari/Leksion_i_hapur_nga_ProfDr_Gaetano_Dammacco_me_tem_Shteti_dhe_e_drejta_e_liris_fetare-1.jpg)
![Leksion i hapur nga Prof.Dr. Gaetano Dammacco me temë Shteti dhe e drejta e lirisë fetare ,UNIEL](/images/studio_ne_ue/Fakulteti_i_shkencave_te_edukimit/veprimtari/Leksion_i_hapur_nga_ProfDr_Gaetano_Dammacco_me_tem_Shteti_dhe_e_drejta_e_liris_fetare-2.jpg)
![Leksion i hapur nga Prof.Dr. Gaetano Dammacco me temë Shteti dhe e drejta e lirisë fetare ,UNIEL](/images/studio_ne_ue/Fakulteti_i_shkencave_te_edukimit/veprimtari/Leksion_i_hapur_nga_ProfDr_Gaetano_Dammacco_me_tem_Shteti_dhe_e_drejta_e_liris_fetare-3.jpg)