Veprimtari

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te edukimit, Historiku i fakultetit  ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te edukimit,  Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te edukimit,  Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te edukimit, Njoftime  ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te edukimit, Veprimtari  ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Takim i studentëve të psikologjisë me përfaqësues të Shoqatës “Rinia”

Më datë 12/ 05/ 2014 pranë Fakultetit të Shkencave të Edukimit u zhvillua një takim me studentët e psikologjisë të të dy niveleve Bachelor dhe Master nën drejtimin e pedagogëve Dr. Manuela Varoshi dhe Msc. Irena Xhaferri me përfaqësues të Shoqatës “Rinia”, në kuadër të shkrimit të projekteve dhe të korrigjimit të çrregullimeve ergonomike.

Koordinatorja e shoqatës prezantoi përpara studentëve mënyrën se si përzgjidhen shkollat që duhen rindërtuar dhe korrigjuar, mënyrën se si veprohej për të gjetur çrregullimet ergonomike, mënyrën se si i pasqyronin ato deri në shkrimin e projektit për të fituaar fondin për të bërë ndërhyrjen.

Interes të madh nga studentët pati gjetja e çrregullimeve ergonomike, ku përfaqësuesit e shoqatës shpjeguan se kalonin nëpër disa faza: në fillim kontakohej drejtori dhe shpaloste nevojat e shkollës, më pas pyeteshin të gjithë mësuesit dhe një përfaqësi e nxënësve, më pas fotografoheshin të gjitha çrregullimet për t’u pasqyruar në shkrimin e projektit.

Në kuadrin e veprimtarive të përvitshme “Ditët Akademike”, Departamenti i Shkencave Sociale organizoi më 24 prill 2014 me Prof. Dr. Edmond Dragotin leksionin e hapur me temë: “Ligji i statusit të Punonjësit Social” me studentë të degës Punonjës Social sistemit bachelor dhe master. Interesimi i tyre ishte mjaft i madh, sepse bëhej fjalë për një ligj të ri, i cili lidhej direkt me të ardhmen e profesionit të tyre. Kjo u vu re edhe nga pyetjet e ndryshme të bëra prej tyre në këtë drejtim.

Takim i studentëve të psikologjisë me përfaqësues të Shoqatës Rinia,UNIEL Takim i studentëve të psikologjisë me përfaqësues të Shoqatës Rinia,UNIEL