Ditët akademike në Departamentin e Shkencave Sociale
Më datë 7 maj 2015, në sallën 209 të Fakultetit të Skencave të Edukimit, Departamenti i Shkencave Sociale, nën drejtimin e përgjegjësit të këtij departamenti, prof. dr. Adrian Papajani, pedagogen Denisa Ballhysa dhe studentët e Masterit Shkencor në Shërbime Sociale, organizuan një seminar të hapur në të cilin prezantuan ministudimin e kryer nga vetë studentët e vitit të dytë, të cilët realizuan plotësimin e 700 pyetësorëve të ndarë në 3 tematika:
- 1.Kush janë studentët e Fakultetit të Shkencave të Edukimit
- 2.Kënaqësia e ndjekjes se leksioneve në nivelin e dytë të studimeve (master)
- 3.Të qënit studente femra ne Fakultetin e Shkencave të Edukimit-vështirësitë dhe anët pozitive
Studentët pezantuan gjetjet nga përpunimi i pyetësorëve duke sjellë përfundime dhe rekomandime të ndryshme nën optikën e informimit, përmirësimit dhe ndryshimit.
Pjesëmarrës në leksionin e hapur ishin lektorë dhe studentë të ndryshëm të Fakultetit të Shkencave të Edukimit.
![Ditët akademike në Departamentin e Shkencave Sociale ,UNIEL](/images/studio_ne_ue/Fakulteti_i_shkencave_te_edukimit/veprimtari/Ditt_akademike_n_Departamentin_e_Shkencave_Sociale-1.jpg)
![Ditët akademike në Departamentin e Shkencave Sociale ,UNIEL](/images/studio_ne_ue/Fakulteti_i_shkencave_te_edukimit/veprimtari/Ditt_akademike_n_Departamentin_e_Shkencave_Sociale-2.jpg)