Zhvillohet në Fakultetin e Edukimit Konferenca e dytë Ndërkombëtare.
Fakulteti i Shkencave të Edukimit, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ka zhvilluar Konferencën e dytë Ndërkombëtare me tëmë “ Edukim për Qytetari Demikratike në Shekullin e Ri”. Pjesmarrës në këtë konferencë kanë qenë mbi 100 kërkues shkencorë, të cilët me artikujt e tyre në fusha të ndryshme, kanë dhënë një kontribut të çmuar jo vetëm për konferencën por edhe për temën e gjerë të edukimit demokratik. Ajo që është vënë re ndërkohë, ka qenë edhe pjesmarrja e madhe ndërkombëtare, ku përveç studiuesve të vendeve të rajonit ka pasur edhe prezantime nga studiues italianë apo gjermanë.
Në ceremoninë e hapjes së kësaj Konference Dekani i Fakultetit të Shkencave të Edukimit Prof.Dr. Vilson Kuri, ka falenderuar të pranishmit për pjesmarrjen e tyre, duke theksuar faktin se konferenca të tilla janë terreni më i mirë i shkëmbimit të ideve dhe pikëpamjeve mes vetë studiuesve.
Ndërkohë Rektori i Universitetit të Elbasanit Prof.Dr. Liman Varoshi e ka vënë theksin tek kërkimi shkencor si një vlerë e domosdoshme ku duhet të investojë fuqishëm arsimit i lartë shqiptar. Varoshi ka deklaruar se në këtë kontekst rritja e punës kërkimore-shkencore në Universitetit e Elbasanit është vendosur në qendër të politikave të tij, për ta bërë këtë Universitet ndër të prestigjozët jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë rajonin.
Konferencën e ka përshëndetur edhe Zv.Ministrja e Arsimit dhe Sportit Nora Malaj, kreu i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini, Prefekti Arben Kamami, Nënkryetari i Komisionit të arsimit dhe medias në Parlament Alfred Peza, të cilët kanë theksuar rëndësinë e evenimenteve të tilla dhe kanë përshëndetur inisiativat e ndërrmarra në këtë drejtin nga Universiteti i Elbasanit.
Ndërkohë Konferencën e ka përshëndetur edhe përfaqsuesja e marrëdhënieve me publikun në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Valerie O’Brien, e cila e ka vënë theksin tek ndihma që SHBA, kanë dhënë në fushën e edukimit demokratik në mbarë Shqipërinë gjatë gjithë këtyre viteve.
Konferenca ka vazhduar më pas me prezantimin artikujve shkencorë të pjesmarrëve të saj.