Veprimtari

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te edukimit, Historiku i fakultetit  ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te edukimit,  Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te edukimit,  Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te edukimit, Njoftime  ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te edukimit, Veprimtari  ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Master i Shkencave në Psikologji Edukimi: Porta Juaj drejt Certifikimit Evropian EuroPsy

Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ka kënaqësinë të njoftojë se programi i studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave në Psikologji Edukimi” i Fakultetit të Shkencave të Edukimit, përmbush kriteret e certifikatës evropiane të psikologjisë "EuroPsy", të Federatës Evropiane të Shoqatave të Psikologëve. Ky standard evropian vërteton njohuritë dhe aftësitë profesionale të psikologëve, duke lehtësuar mobilitetin e tyre profesional si profesionistë të kualifikuar në të gjithë Evropën.

Në këtë kuadër, Urdhri i Psikologut në Republikën e Shqipërisë ka miratuar ngritjen e Komisionit Kombëtar të Certifikimit, për shpërndarjen e certifikatave EuroPsy, duke i akorduar Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, certifikatën EuroPsy, për programin e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave në Psikologji Edukimi” të Fakultetit të Shkencave të Edukimit.

Ky zhvillim përforcon cilësinë dhe njohjen evropiane të programit tonë të studimit “Master i Shkencave në Psikologji Edukimi”, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për studentët e ardhshëm në fushën e psikologjisë së edukimit.

Master i Shkencave në Psikologji Edukimi: Porta Juaj drejt Certifikimit Evropian EuroPsy