Njoftim
Departamenti i Gjuhës Angleze dhe Gjermane, në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin e Elbasanit “A. Xhuvani”, shpall konkurs për personel akademik me kohë të plotë.
Departamenti i Gjuhës Angleze dhe Gjermane, në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin e Elbasanit “A. Xhuvani”, shpall konkurs për personel akademik me kohë të plotë.
Njoftohen të gjithë studentët që kanë aplikuar për përjashtimin nga tarifa e shkollimit për vitin akademik 2017-2018, se më poshtë do të gjejnë listën e përfituesve nga ky përjashtim, listën e studentëve jo përfitues dhe listën e studentëve që duhet të plotësojnë dokumentacionin për tu shpallur fitues.
Ju njoftojmë se është hapur thirrja për aplikim për bursa studimi për studentë, në kuadër të projektit International Credit Mobility (Erasmus+) të fituar nga Universiteti ynë në bashkëpunim me Andrei Şaguna University, Rumani. Ftohen të aplikojnë të gjithë studentët e interesuar të Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Dega Psikologji. Detaje të mobilitetit:
Të gjithë maturantët që kërkojnë të vazhdojnë studimet në Universitetin e Elbasanit për vitin akademik 2018-2019, do të gjejnë në tabelën e mëposhtme mënyrën e përllogaritjes së pikëve për çdo program studimi, në bazë të vendimit Nr. 1, datë 08.01.2018 të Senatit Akademik të Universitetit.
Studentët që kanë aplikuar për bursë dhe që kanë emrin në listën e mëposhtme, nuk janë përfitues të saj për vitin akademik 2017-2018, për shkak të mosplotësimit të kritereve apo dokumentacionit të kërkuar. Për çdo ankesë apo paqartësi ndaj këtij vendimi, studentët janë të lutur të paraqiten pranë Rektoratit të Universitetit të Elbasanit, në datat 11 dhe 12 dhjetor 2017.