Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Njoftim

Departamenti i Gjuhës Angleze dhe Gjermane, në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin e Elbasanit “A. Xhuvani”, shpall konkurs për personel akademik me kohë të plotë.

Kriteret për konkurrim janë:

  • Kandidatët të kenë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në gjuhë angleze. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MAS.
  • Kandidati ti përkasë kategorisë professor.
  • Të ketë përvojë në mësimdhënie dhe botime në fushën e Didaktikës së gjuhës angleze.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” nga data 22.01.2018 – 31.01.2018 këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit të aplikimit).
  • C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
  • Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
  • Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
  • Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
  • Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron (noterizuar)
  • Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore
  • Raport mjeko-ligjor.

Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament.

Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën www.uniel.edu.al/fakulteti i shkencave humane/njoftime