Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” se regjistrimi për provimet e vjeshtës do të kryhet nëpërmjet sistemit EMS. Maksimumi i provimeve për regjistrim do jetë gjashtë (6) provime për gjashtë (6) data të ndryshme. Pra studenti duhet të japë një provim në një datë.
Në kuadër të krijimit të bashkëpunimit midis Universitetit tonë dhe Universitetit Trakya, Edirne, Turqi nga data 28 maj deri në 1 qershor u Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” priti delegacionin e Universitetit të Trakya-s të përbërë nga 4 profesorë dhe 11 studentë. Në fokus të këtij shkëmbimi eksperience ishin: takim me përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, organizimi i një konference si dhe shkëmbimi i njohurive, përvojave dhe praktikave të studenteve në funksion të një përgatitje akademike dhe profesionale sa me cilësore.
Të gjithë studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” do të gjejnë në grafikun e mëposhtëm, datat e provimeve të vjeshtës, për të gjitha programet në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve.
Në kuadër të marrjes së propozimeve nga studentët mbi projekt-hartimin e rregullores për mbajtjen e zgjedhjeve të Këshillit Studentor, pas takimit informues në fakultete, do të zhvillohet takimi përfundimtar në sallën 107, në Korpusin Qendror të UE-së, më datë 09.05.2018, ora 12.00.