Njoftim për procedurën e regjistrimit të studentëve për provimet e sezonit të vjeshtës 2017-2018
Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” se regjistrimi për provimet e vjeshtës do të kryhet nëpërmjet sistemit EMS. Maksimumi i provimeve për regjistrim do jetë gjashtë (6) provime për gjashtë (6) data të ndryshme. Pra studenti duhet të japë një provim në një datë.
Mundësia e regjistrimit të provimeve në sistem do të fillojë më datë 23 Korrik. Afatet kohore të regjistrimit variojnë sipas vendimarrjes të secilit fakultetet, ndaj janë të lutur të gjithë studentët të interesohen pranë sekretarisë mësimore përkatëse.
Gjithashtu, ju njoftojmë se, pas kryerjes së zgjedhjes dhe regjistrimit të lëndëve, nuk mund të fshini dhe zgjidhni lëndë tjetër.
Për çdo pyetje apo paqartësi, kontaktoni me stafin e IT në adresën e e-mail-it përkatës si dhe sekretaritë mësimore.
Procedura ilustruese në foto:
![Njoftim për procedurën e regjistrimit të studentëve për provimet e sezonit të vjeshtës 2017-2018](/images/njoftime/regj_1-uniel.jpg)
![Njoftim për procedurën e regjistrimit të studentëve për provimet e sezonit të vjeshtës 2017-2018](/images/njoftime/regj2-uniel.jpg)