Njoftim mbi projekt-hartimin e rregullores për mbajtjen e zgjedhjeve të Këshillit Studentor
Në kuadër të marrjes së propozimeve nga studentët mbi projekt-hartimin e rregullores për mbajtjen e zgjedhjeve të Këshillit Studentor, pas takimit informues në fakultete, do të zhvillohet takimi përfundimtar në sallën 107, në Korpusin Qendror të UE-së, më datë 09.05.2018, ora 12.00.
Takimi do të jetë i hapur dhe ftohen të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të shprehur propozimet dhe mendimet e tyre rreth kësaj projekt-rregulloreje.
Senatorët
Shpëtim Hala
Studim Hysa