Prof.dr. Skender Topi zhvilloi takim me rektorin dhe zëvendësrektorët e Universitetit të Foggias
- Scritto da Mustafa Shyti
- Published in Veprimtari
- Hits: 463
- Stampa ,
Prof. dr. Skender Topi zhvilloi një takim frytdhënës me rektorin e Universitetit të Foggias, Lorenzo Lo Muzio, dhe dy zëvendësrektorët, Mariantonietta Fiore dhe Donatella Curtotti.
Ky takim shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në kuadër të bashkëpunimit të hershëm dhe të suksesshëm midis dy institucioneve, që ka rezultuar në realizimin e projekteve të përbashkëta, shkëmbimin e personelit akademik e studentorë, si dhe rritjen e cilësisë dhe iniciativave në kërkimin shkencor.
Ky bashkëpunim pritet të sjellë përfitime të ndërsjella, duke promovuar shkëmbimet ndërinstitucionale dhe duke thelluar angazhimin e të dy universiteteve, për të avancuar në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.
Prof.dr. Skender Topi zhvilloi takim me rektorin dhe zëvendësrektorët e Universitetit të Foggias

Aktivitete në UE
Biblioteka
LLL Centre
Njësia e Sigurimit Të
Këshillimi i Karrierës
Punësimi në UE