NJOFTIM “PËR SHPALLJEN E REZULTATEVE TË ZGJEDHJEVE PËR POSTIN E AUTORITETIT DREJTUES “DEKAN” DHE “PËRGJEGJËS DEPARTAMENTI” NË FAKULTETIN E SHKENCAVE TË NATYRËS”
Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave dhe llogaritjes së rezultatit të votimit në Fakultetin e Shkencave të Natyrës bazuar në procesverbalet përkatëse të KZF-së ne zbatim te Ligjit 80/2015. "Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë"; në Rregulloren “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", kreu VI, neni 35 “Vlerësimi, numërimi i votave dhe nxjerrja e rezultatit për zgjedhjen e Rektorit, për anëtarë të Senatit Akademik, autoritet drejtues në njësinë kryesore, autoritet drejtues në njësinë bazë”, Komisioni i Zgjedhjeve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës në mbledhjen e tij të dates 21.06.2024,
V E N D 0 S I
1. Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës ", znj. Bederiana SHYTI me 70 % të votave (sipas formulës)
2. Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Përgjegjës i Departamentit të “Biologjisë”, znj. Silvana TURKU me 67 % të votave (sipas formulës)
3. Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Përgjegjës i Departamentit të “Matematikës”, znj. Dhurata VALERA me 100 % të votave (sipas formulës)
4. Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Përgjegjës i Departamentit të “Kimisë”, znj. Belinda HOXHA me 100 % të votave (sipas formulës)
5. Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Përgjegjës i Departamentit të “Informatikës”, z. Rexhep RADA me 100 % të votave (sipas formulës)
6. Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Përgjegjës i Departamentit të “Fizikës”, z. Genti PROGRI me 100 % të votave (sipas formulës)