Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “100 Vjet nga Republika Parlamentare Shqiptare”
Departamenti i Histori-Gjeografisë në Fakultetin e Shkencave Humane të Universitetit të Elbasanit, në bashkëpunim me institucione partnere brenda dhe jashtë vendit, organizoi Konferencën Shkencore Ndërkombëtare dy ditore “100 Vjet nga Republika Parlamentare Shqiptare”.
Ky aktivitet mblodhi historianë, akademikë dhe studiues për të reflektuar mbi zhvillimet historike, politike dhe sociale në formimin e shtetit modern shqiptar dhe institucioneve demokratike.
Në fjalën përshëndetëse, Rektorja e Universitetit të Elbasanit, Prof. Dr. Elvira Fetahu, theksoi rëndësinë e organizimit të eventeve të tilla për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes studiuesve, për të sjellë perspektiva të reja dhe për të inkurajuar brezin e ri në kërkimin shkencor , duke forcuar lidhjet mes akademisë dhe shoqërisë.