Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", tryeza shkencore me titull "Multilingualizmi (shumëgjuhësia) i qytetit në kontektstin e gjuhësisë shqiptare-propozime për qasje të reja teorike"

Universiteti i Elbasanit, Departamenti i Gjuhësisë në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës dhe Kulturës Sllave dhe lektoratin e shqipes si pjesë e projektit seeFField në Universitetin e Resensburgut, organizuan bashkëpunimin e parë shkencor në Universitetin e Elbasanit, si shkëmbim të përvojave studimore për një nga çështjet e rëndësishme të realitetit gjuhësor në shek.XXI.

Pjesë e kësaj tryeze ishin personeli akademik i Fakultetit të Shkencave Humane, Departamentit të Gjuhësisë dhe Departamentit të Gjuhëve të Huaja, si edhe studentët e programeve të studimit të këtyre departamenteve të tre cikleve.

Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", tryeza shkencore me titull "Multilingualizmi (shumëgjuhësia) i qytetit në kontektstin e gjuhësisë shqiptare-propozime për qasje të reja teorike"

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, organizon takim të hapur me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Znj. Ogerta Manastirliu

Në një nismë për të përforcuar bashkëpunimin mes institucioneve të arsimit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrja Ogerta Manastirliu ka nënshkruar me Bashkinë Elbasan Marrëveshjen për Kartën e Studentit . Kjo kartë do të ofrojë tarifa të reduktuara për transport, shërbime social-kulturore dhe oferta nga bizneset. Në këtë veprimtari përshëndeti Rektori i Universitit të Elbasanit Prof.Dr. Skender Topi dhe përfaqësuesi i Këshillit Studentor.

Më shumë

Organizohet Seminari i Parë Kombëtar HERE në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Në Universitetin e Elbasanit  "Aleksandër Xhuvani", u organizua për dy ditë radhazi Seminari i Parë Kombëtar HERE nga grupi i ekspertëve HERE, Zyra Kombëtare Erasmus+ dhe SPHERE, me pjesëmarrjen e veçantë të ekspertit Prof.dr. Liviu Matei MAE

Në fokus të këtij takimi ishin çështjet kyçe që lidhen me procesin e ndërkombëtarizimit në arsimin e lartë.

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", prej vitesh ka në qendër të strategjisë institucionale zhvillimin e ndërkombëtarizimit, përmes programeve të shkëmbimit, bashkëpunimit me universitetet e tjera partnere, pjesëmarrjes në projekte ndërkombëtare, organizimin e konferencave dhe aktiviteteve ndërkombëtare, duke forcuar kështu lidhjet me institucionet e tjera në botë.

Organizohet Seminari i Parë Kombëtar HERE në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, pjesë e projektit EduGame

Universiteti i Elbasanit mori pjesë në takimin e parë të projektit EduGame të financuar nga Bashkimi Europian, për rritjen e kapaciteteve të fituar nga Universiteti i Elbasanit në bashkëpunim me koordinatorin e projektit, Universitetin Vytautas Magnus, Kaunas, Lituani.

Ky projekt ka bashkuar një grup profesorësh nga nëntë universitete që shtrihen nga rajoni Baltik, Mesdheu, Ballkani Perëndimor dhe Afrika Veriore për të filluar këtë iniciativë inovatore.

Më shumë

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Fondacionin “Hasan Prishtina”

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Fondacionin “Hasan Prishtina”. Në takimin e zhvilluar Rektori i Universitetit të Elbasani Prof. Dr. Skender Topi dhe përfaqësuesi i Fondacionit “Hasan Prishtina, Z. Mehmet Prishtina, shprehën angazhimin e plotë institucional për krijimin e bashkëpunimeve me qëllim promovimin e arsimit të lartë, kërkimit shkencor, rritjen e kapaciteteve të personelit akademik dhe studentëve, si edhe mbështetjen në realizimin e veprimtarive të ndryshme.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Fondacionin “Hasan Prishtina”

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” zhvilloi Konferencën Shkencore “Zgjerimi i BE-së dhe sfidat e përafrimit të legjislacionit në Shqipëri"

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, nga Departamenti i së Drejtës , pranë Fakultetit Ekonomik, zhvillohet me sukses Konferenca Shkencore "Zgjerimi i BE-së dhe sfidat e përafrimit të legjislacionit në Shqipëri".  Kjo konferencë organizohet në kuadër të programit Jean Monnet, duke bashkuar për tri ditë radhazi ekspertë, akademikë dhe studentë që shfaqën interes të veçantë në fushën e integrimit evropian.

Më shumë