Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Organizohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” Tryeza Shkencore “Hasan Prishtina ideologu i lëvizjes për bashkimin kombëtar të shqiptarëve”

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Departamenti i Histori-Gjeografisë në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhësisë, si edhe me Fondacionin “Hasan Prishtina”, Institutin e Studimeve Sociale e Humane pranë Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizuan tryezën shkencore me titull: “Hasan Prishtina ideologu i lëvizjes për bashkimin kombëtar të shqiptarëve”.

Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinës u prezantua si fillim nga Z. Mehmet Prishtina në ekspozitën e paraqitur në hollin e bibliotekës së universitetit me dokumente të ndryshme nga AQSH, duke vijuar më pas me kumtesat e pjesëmarrësve.

Pjesëmarrës në këtë tryezë shkencore ishin personeli akademik dhe studentë të të tria cikleve nga Fakulteti i Shkencave Humane, si edhe përfaqësues të familjeve të rilindasve shqiptarë.

Organizohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” Tryeza Shkencore “Hasan Prishtina ideologu i lëvizjes për bashkimin kombëtar të shqiptarëve”

Iniciativë nga Klubi Studentor i Vullnetarëve në Universitetin e Elbasanit

Vetëm pak kohë nga ngritja e Klubit Studentor të Vullnetarëve  në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani”, ka nisur iniciativa e parë e tyre, duke bërë një vizitë të veçantë në  maternitetin dhe pediatrinë e Spitalit të Elbasanit. Studentët shpërndanë verore të bashkëngjitura me thënie dhe mesazhe të ndryshme, duke përcjellë emocione të paharrueshme për më të vegjlit në Ditën e Verës.

Iniciativë nga Klubi Studentor i Vullnetarëve në Universitetin e Elbasanit

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani”, merr pjesë në Panairin Work & Study 2024, duke ndarë mundësi dhe rrugë të reja për maturantët e Elbasanit

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani”, merr pjesë në Panairin Work & Study 2024, duke ndarë mundësi dhe rrugë të reja për maturantët e Elbasanit. Zyra e Këshillimit të Karrierës, personeli akademik dhe studentët, kanë ofruar informacion të rëndësishëm për programet e studimit, programet e shkëmbimeve ndërkombëtare 🇪🇺, mundësitë e praktikave profesionale dhe hapësirat e dedikuara për zhvillimin e tyre akademik, profesional dhe kulturor. Gjithashtu, maturantët që kanë vizituar stendën e universitetit kanë pasur rastin të dëgjojnë nga përvojat e suksesshme të studentëve aktualë dhe të të diplomuarve.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të këshillimit të karrierës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, IAL, Dhomën e Tregtisë Tiranë, ZVAP Elbasan  dhe  Bashkinë Elbasan.

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani”, merr pjesë në Panairin Work & Study 2024, duke ndarë mundësi dhe rrugë të reja për maturantët e Elbasanit

Organizohet Sesion Informues në Universitetin e Elbasanit në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore Startup Albania

Agjencia Shtetërore Startup Albania në bashkëpunim me Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" organizuan sesionin informues për studentët dhe personelin akademik për mundësinë e financimit të ideve inovatore  nëpërmjet Masave Mbështetëse me Grante për startup-e.

Përfaqësues të këtij institucioni, i prezantuan studentët me thirrjen për përfitimin e granteve dhe masave mbështetëse, fondin e vënë në dispozicion, kriteret, fazat, procedurat, afatet etj.

Agjencia Shtetërore Startup Albania do të mbështesi zhvillimin e startup-ve shqiptare duke financuar individe privatë, nomadë digjitale, kompani të regjistruara, studentë e personel akademik që kanë ide inovatore.

Organizohet Sesion Informues në Universitetin e Elbasanit në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore Startup Albania

Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit takimi mbi projektin COST “CLIL Network for Languages in Education : Towards bi- and multilingual disciplinary literacies”

Nga data 4-6 Mars 2024 u zhvillua në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, takimi i grupit drejtues dhe grupeve të punës të projektit CA21114 - CLIL Network for Languages in Education : Towards bi- and multilingual disciplinary literacies (CLILNetLE), një projekt i COST Association, financuar nga Komisioni Europian🇪🇺.

Gjatë këtyre ditëve ekspertë të fushës së shumëgjuhësisë nga 16 vende të ndryshme punuan për të përmbushur objektivat e projektit i cili është në vitin e tij të dytë.

Personeli akademik i Fakultetit të Shkencave Humane ka dhënë kontribut të rëndësishëm në kërkimin shkencor si pjesë e këtij COST Action.

Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit takimi mbi projektin COST “CLIL Network for Languages in Education : Towards bi- and multilingual disciplinary literacies”