Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Punësimit, Elbasan, për të tretin vit rradhazi, ka mirëpritur të rinjtë përfitues të programit të nxitjes së punësimit. Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, përmes praktikave profesionale, u jep mundësinë të gjithë të rinjve nga 21 deri në 26 vjeç të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”, të zhvillojnë praktika pune. Qëllimi i këtij program është të garantojë një tranzicion të shpejtë të të rinjve në tregun e punës, fitimin e një përvoje kualifikuese, zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale, akademike dhe personale.
Praktikat profesionale në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani"
Në kuadër të bashkëpunimeve në fushën e kërkimit shkencor, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, mirëpriti përfaqësues të kompanisë botuese akademike “Elsevier”, Znj.Helena Paczuska dhe Znj.Katarzyna Patyrak, për të diskutuar me personelin akademik rreth kërkimit shkencor dhe publikimeve shkencore.
Universiteti i Elbasanit organizon takim me kompaninë botuese akademike “Elsevier”
Studentë të Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", moren pjesë për 2 javë rresht në shkollën verore organizuar nga Universiteti i Katolik i Lublinit, Poloni në kuadër të workshopit "Teknikat laboratorike të përdorura në monitorimin e biomjekësisë dhe burimeve natyrore". Ky workshop është ndjekur nga 20 studentë të huaj që studiojnë jashtë territorit të Republikës së Polonisë në disiplinat: shkenca natyrore ose shkenca shëndetësore.
Pas përfundimit të workshopit, pjesëmarrësit u pajisen me certifikatë të pjesëmarrjes me 4 pikë ECTS.
Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", bëhet pjesë e Forumit të Liderave të Oxfordit. Në një ceremoni të organizuar në kuadër të Samitit të Liderave, Universiteti i Elbasanit, prezantoi strategjinë e zhvillimit dhe ndërkombëtarizimit. Ky event shënon një hap shumë të rëndësishëm në zhvillimin e politikave ndërkombëtare institucionale me në qendër studentët dhe kërkimin shkencor.
Programi Master i Shkencave në Drejtësi Tranzitore është krijuar për të konsoliduar kërkimin dhe mësimdhënien në fushën e drejtësisë tranzitore në Shqipëri. Programi do të trajtojë dimensionet kritike për të kuptuar drejtësinë tranzitore në Shqipëri, duek iu referuar kontektstit shoqëror, politik, institucional dhe ligjor në të cilin u krye tranzicioni nga e kaluara komuniste.