Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, mirëpret nxënës nga gjimnazi “Dhaskal Todri”

Universiteti i Elbasanit, mirëpriti nxënës nga gjimnazi "Dhaskal Todri", për të zhvilluar një orë mësimi të hapur në kuadër të lëndës së Këshillimit të Karrierës. Në takim morën pjesë përfaqësues nga zyra e Këshillimit të Karrierës dhe Alumni, ku ndër të tjera nxënësit u njohën më nga afër me ambientet e universitetit.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, mirëpret nxënës nga gjimnazi “Dhaskal Todri”

Gjatë prezantimit të projektit SPINAKER-Heritage, Art and Business Intensive Programme

Drejtuesja e këtij projekti znj. Justyna Dabrowska, pedagoge në Universitetin Ekonomik të Kraków, Poloni, prezantoi për studentët e programeve të ndryshme të studimit, mundësitë dhe avantazhet që ofron ky projekt për formimin akademik dhe kulturor të tyre.

Objektivi kryesor i projektit është të rrisë nivelin e ndërkombëtarizimit të universitetit, rritjen e cilësisë së ofertës arsimore ndërkombëtare që përfshijnë elementë të trashëgimisë kulturore dhe artit polak.

Gjatë prezantimit të projektit SPINAKER-Heritage, Art and Business Intensive Programme

Ditët e Hapura për Informimin e Programit Erasmus+ për mobilitetet e Studentëve

Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin e Elbasanit, organizoi 4 ditë radhazi në fakultet e universitetit, ditët informuese në kuadër të mobiliteteve Erasmus+. Studentë nga programe të ndryshme studimi, mundën të informoheshin nga afër mbi programin Ersasmus+, rëndësinë dhe modalitet për të qenë pjesë e një eksperience të paharrueshme për çdo student.

Ditët e Hapura për Informimin e Programit Erasmus+ për mobilitetet e Studentëve

Në kuadër të premierës "Profesionisti", Universiteti i Elbasanit mirëpriti si të ftuar të veçantë regjisorin Leka Bungo dhe aktorët Viktor Zhusti dhe Astrit Hasani

Të ftuarit ndanë me studentët dhe pedagogët vlerat e kësaj premiere, kujtimet e roleve të tyre, marrëdhënia e artistit dhe publikut me artin, sfidat e teatrit dhe filmit shqiptar, pa harruar së përmenduri edhe plejadën e artistëve që u kanë dhënë jetë me krijmtarinë e tyre shumë personazheve.

Gjithashtu, përfituan nga ky takim për të dhënë këshilla të vlefshme mbi përfshirjen e dramaturgjisë shqiptare në kurrikula, si një pasuri historike, kulturore e shoqërore, vazhdimësia e së cilës varet nga interesi dhe vlerësimi i brezave të rinj për të mos e lënë në harresë.

Në kuadër të premierës "Profesionisti", Universiteti i Elbasanit mirëpriti si të ftuar të veçantë regjisorin Leka Bungo dhe aktorët Viktor Zhusti dhe Astrit Hasani

Studentë të programi të gazetarisë dhe gazetari-anglisht, gjatë një takim frytdhënës me gazetarin e njohur Mentor Kikia

Përgjatë takimt Z.Kikia, ndau me studentët përvojat personale në fushën e gazetarisë, përshkrim të situatës aktuale të gazetarisë në vend, sfidat, detyrat dhe përgjegjësitë e një gazetari. Gjithashtu, nuk munguan as këshilla dhe rekomandime të vlefshme për ushtrimin e këtij profesioni me integritet dhe profesionalizëm.

Studentë të programi të gazetarisë dhe gazetari-anglisht, gjatë një takim frytdhënës me gazetarin e njohur Mentor Kikia