Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Konstituimi i anëtarëve të rinj të senatit akademik dhe dekanëve të zgjedhur të fakulteteve në UE

U zhvillua në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", mbledhja e parë e konstituimit të anëtarëve të rinj të Senatit akademik dhe dekanëve të zgjedhur të fakulteteve.

Në fjalën e hapjes, rektorja e Universitetit Prof. Dr. Elvira Fetahu, u uroi suksese në punën e tyre anëtarëve të Senatit Akademik, me përfaqësues nga personeli akademik dhe studentor, si edhe zëvendësrektorëve dhe dekanëve të përzgjedhur.

Në këtë takim, Senati Akademik miratoi propozimin e Rektores së Universitetit Prof. Dr. Elvira Fetahu për kandidaturat e propozuara si zëvendësrektorë për kërkimin shkencor Prof.dr. Skender Topi dhe për anën mësimore Prof.as.dr Rezarta Tahiraj.

Konstituimi i anëtarëve të rinj të senatit akademik dhe dekanëve të zgjedhur të fakulteteve në UE

Rektori i Universiteti të Elbasanit, Prof.dr. Skender Topi takim në St. Cyril and St. Methodius Universiteti i Veliko Tarnovo në Bullgari

Rektori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Prof.Dr. Skender Topi, zhvilloi një takim të frytshëm me Rektorin e St. Cyril and St. Methodius Universiteti i Veliko Tarnovo në Bullgari, Prof. Dr. Dimitar Dimitrov.

Gjatë takimit, u diskutua mbi marrëveshjet dhe projektet e ndërmarra , si edhe mbi rëndësinë e implementimit të bashkëpunimeve afatgjata konkrete mes dy institucioneve në fushat me interes të përbashkët.

Prof. Topi mori pjesë së bashku me grupin e profesorëve nga Universiteti i Elbasanit, në shkollën verore organizuar nga Universiteti i Veliko Tarnovo , për studentët e ciklit të doktoraturës, zhvilluar në kuadër të programit Erasmus+.

Rektori i Universiteti të Elbasanit, Prof.dr. Skender Topi takim në St. Cyril and St. Methodius Universiteti i Veliko Tarnovo në Bullgari

Universiteti i Elbasanit zhvillon takimin e parë të projektit të fituar "HEGenAI”

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" ka zhvilluar takimin e parë të grupit të punës për projektin më të ri të fituar, "HEGenAI: Exploring Generative AI in Assessment and Feedback for Higher Education".

Projekti, i koordinuar nga Danmarks Tekniske Universitet (DTU), në partneritet me universitete prestigjoze, do të zgjasë për një periudhë 3-vjeçare, duke filluar zbatimin në shtator 2024.

Kjo iniciativë inovatore, e financuar nga Erasmus+ KA220-HED, synon të eksplorojë dhe zbatojë përdorime inovative të AI gjeneruese (GenAI) në arsimin e lartë për të përmirësuar praktikat e vlerësimit dhe reagimit në institucione të ndryshme evropiane dhe joevropiane.

Universiteti i Elbasanit zhvillon takimin e parë të projektit të fituar "HEGenAI”

Prezantimi i projektit LAIA nga koordinatorja e projektit, Zëvendësrektorja e Universitetit të Elbasanit Prof.Dr. Elvira Fetahu

Në sesione informuese të zhvilluar me personelin akademik të universitetit, Prof. Fetahu, prezantoi Projektin LAIA në të cilën është pjesëmarrës edhe Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit në fushën e inteligjencës artificiale.

Ky projekt, financuar nga Programi Erasmus+ KA2 CBHE i Bashkimit Evropian 🇪🇺, ka bashkuar universitete të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Greqia dhe Danimarka me synimin e krijimit të kurrikulave të nivelit master në fushën e inteligjencës artificiale në rajon duke mundësuar formimin e ekspertëve të inteligjencës artificiale.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” është shpresëplotë në impaktin pozitiv që do të ketë ky projekt në forcimin e kapaciteteve arsimore, për të qenë bashkëkohor me kërkesat e tregut ndërkombëtar, si edhe me zhvillimin e teknologjisë.

Prezantimi i projektit LAIA nga koordinatorja e projektit, Zëvendësrektorja e Universitetit të Elbasanit Prof.Dr. Elvira Fetahu

Universiteti i Elbasanit pjesëmarrës në takimin e nisjes të projektit SHAPE

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", pjesëmarrës në takimin e nisjes (kick off meeting) të projektit SHAPE (Sport, Health, and the People - A Western Balkan University Network).

Ky projekt financuar nga Programi Erasmus+ KA2 CBHE i Bashkimit Evropian 🇪🇺 synon të ndërtojë një rrjet universitar për sportin në Ballkanin Perëndimor dhe të hartojë veprime të përbashkëta, në përputhje me kontekstin evropian dhe rekomandimet e BE-së, për të promovuar një mënyrë jetese aktive dhe për të kontribuar në jetën e komunitetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajon.

Projekti zbatohet në Universitetin e Elbasanit dhe në universitete të tjera nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut në bashkëpunim me 2 universitete nga Italia dhe Austria . Më shumë informacion në lidhje me projektin gjendet në: https://uniel.edu.al/.../2158-projekti-shape-shape-project.

 Universiteti i Elbasanit pjesëmarrës në takimin e nisjes të projektit SHAPE

Universiteti i Elbasanit zhvillon ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave të Praktikave Profesionale

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Punësimit, Elbasan, për të katërtin vit rradhazi, zhvilloi ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave të praktikave profesionale.

Në fjalën e saj përshëndetëse Zëvendësrektorja e Universitetit, Prof.dr. Elvira Fetahu, theksoi rëndësinë e kryerjes së praktikave profesionale, duke garantuar fitimin e një përvoje kualifikuese, pasurimin e jetëshkrimit të tyre, si edhe zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale dhe personale.

Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Elbasan, Znj. Marsida Hyseni, shprehu kënaqësinë e bashkëpunimit me Universitetin e Elbasanit në zhvillimin e praktikave profesionale, si edhe përgëzoj të rinjtë për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre.

Më shumë

situs toto