Fakulteti i Shkencave të Edukimit, ka qenë destinacioni i rradhës për “Ditët e Informimit”, për programin Erasmus dhe projektet e financuara nga Bashkimi Europian
Sot, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, u zhvillua dita e tretë e "Ditëve të Informimit", për programin Erasmus+, ku studentët u njohën me mundësitë e mobilitetit ndërkombëtar për vitin akademik 2024-2025.
Studentët patën mundësinë të diskutojnë me përfaqësuesit e Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë, të cilët shpjeguan hapat e aplikimit dhe detajet e projekteve të financuara nga Bashkimi Europian, për zhvillimin e kapaciteteve.
Gjithashtu, ata u angazhuan duke bërë pyetje dhe shprehur interes ,për të eksploruar mundësi të reja studimi jashtë vendit, tregues ky i dëshirës së tyre për të përfituar nga këto programe dhe për të zgjeruar horizontet akademike dhe kulturore.