Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Prezantohet në Universitetin e Elbasanit dokumentari televiziv “Të vërtetat e mediave”

Në kuadër të bashkëpunimit të Departamentit të Letërsisë e Gazetarisë me Institutin Shqiptar të Medias, si pjesë e projektit “Rritja e nivelit të literacisë së medias tek studentët dhe publiku i gjerë përmes produkteve videografike interaktive”, u prezantua për studentët dokumentari televiziv “Të vërtetat e mediave”.

Ky dokumentar jep një informacion të dorës së parë nga producentë dhe ekspertë të komunikimit, mbi tema që lidhen drejtpërsëdrejti me edukimin mediatik dhe qytetar të të rinjve. Përmes dokumentarit është hedhur dritë mbi rolin e gazetarit në ditët e sotme, gazetarinë e përgjegjshme, zgjedhjen dhe seleksionimin e burimeve, çështjet e besueshmërisë dhe etikës së pasqyrimit të lajmit.

Më shumë

Autorja e mirënjohur Helena Kadare, e ftuar nderi në Fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Në kuadër të 16 ditëve të sensibilizimit kundër dhunës me bazë gjinore e ftuar nderi në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, autorja e mirënjohur Helena Kadare, ka përcjellë mesazhe sensibilizimi dhe solidariteti.

"Ne sot duhet të thyejmë steriotipet e krijuara në shoqëri për gruan. Të trajtojmë këtë plagë të hershme dhe ekzistuese në shoqërinë njerëzore. Një botë që respekton gjininë femërore është më pranë perfeksionizmit."

Autorja e mirënjohur Helena Kadare, e ftuar nderi në Fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Workshop me temë “Sporti gjithëpërfshirës”, organizuar në Universitetin e Elbasanit

Në kuadër të projektit "Ne jemi kampionë", Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike  në bashkëpunim me Zyrën e Këshillimit të Karrierës dhe Alumnit, si dhe Organizatën Special Olympics Albania, zhvilluan workshopin me temë "Sporti gjithëpërfshirës".

Qëllimi i këtij workshopi, ishte rritja e pjesëmarrjes së të rinjve vullnetarë në këtë projekt, angazhimi i të cilëve do t’u vlente studentëve edhe si praktikë pune pranë UST, por njëkohësisht edhe si eksperiencë mbi sportin e unifikuar.

Në përfundim të trajnimit, kjo eksperiencë u finalizua me dhënien e një certificate të njohur ndërkombëtarisht.

Workshop me temë “Sporti gjithëpërfshirës”, organizuar në Universitetin e Elbasanit

Takim ndërgjegjësues në Kuadër të 16 Ditëve të Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike

Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike u zhvillua takimi ndërgjegjësues në kuadër të 16 ditëve të Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, me përfaqësues nga ESD Albania & Europe dhe UN Women në Shqiperi.

Në fjalën e saj përshëndetëse zëvëndësrektorja Prof. as. dr. Elvira Fetahu, vuri theksin në përpjekjet dhe përkushtimin në nivel shoqëror dhe institucional që nevojitet për t'u siguruar që arsimimi që u ofrohet vajzave dhe grave, t'i pajisë ato për të zhvilluar potencialin e tyre dhe për të kontribuar në përparimin e vendit.

Takim ndërgjegjësues në Kuadër të 16 Ditëve të Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike

Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Elbasanit, zhvilloi Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të 10-të të titulluar “Kërkimet moderne dhe tendencat në ligj, ekonomi dhe politika sociale”

Kjo konferencë jubilare, kthyer në një traditë në këtë fakultet,duke bërë bashkë studiues nga vende të ndryshme, përkon edhe me data e përvjetorë të rëndësishëm për Universitetin e Elbasanit.

Rektori i universitetit Prof.dr. Skender Topi, në fjalën e tij përshëndetëse u ndal në arritjet dhe rëndësinë e organizimit të veprimtariveme interes të përbashkët, rritjen e projekteve dhe bashkëpunimeve në kuadër të kërkimit shkencor, mbështetjen e çdo nisme që ka në fokus botën studentore dhe akademike.

Të gjitha këto elementë, kanë mundësuar renditjen si një nga institucionet më të rëndësishme në vend.

Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Elbasanit, zhvilloi Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të 10-të të titulluar “Kërkimet moderne dhe tendencat në ligj, ekonomi dhe politika sociale”

situs toto