Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Përshëndetje e Rektorit Prof. dr. Skender Topi për fillimin e vitit akademik 2021 -2022

 

Të nderuar kolegë të personelit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”!

Të dashur studentë!

Në radhë të parë dua t’ju uroj të gjithëve,  personelit dhe studentëve të UE-së, një vit të mbarë akademik!

Ju uroj mirëseardhjen e studentëve të vitit të parë. Ju duhet tё ndjeheni krenarë që do të jeni pjesë e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, një prej universiteteve më të rëndësishëm në Shqipëri, por edhe më gjerë në hapësirën rajonale. 

Ju do të vazhdoni studimet në një universitet të akredituar, diploma e të cilit është ndër më të vlerësuarat, me programe studimi nga cikli i parë deri në ciklin e tretë.

Personalisht si Rektor dhe i gjithë  personeli i Universitetit, jemi përpjekur dhe përpiqemi ҫdo vit, që të përmirësojmë  kushtet dhe cilësinë e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në institucionin tonë. 

Të gjithë bashkë studentë dhe personel i UE-së sot kemi mundësi, pas një periudhe të vështirë për shkak të pandemisë, të shfrytëzojmë në kushte mjaft normale dhe bashkëkohore salla leksionesh, seminaresh, salla laboratorësh shkencorë, mjediset e studimit dhe leximit  të Bibliotekës qendrore, por edhe sallat e bibliotekave në godinat e tjera të fakulteteve të Universitetit.

Ju studentë do të keni mundësi të merrni dijet që ju nevojiten nga një personel i përkushtuar në  realizimin e objektivave të Arsimit të Lartë.

Ju ftoj të gjithëve të dashur studentë, të punoni fort  dhe të jeni pjesë aktive e procesit të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në Universitetin tonë.

Vetëm kështu ju do të mund të arrini jo vetëm të përfundoni me sukses universitetin, por mbi të gjitha të jeni të denjë për tregun e punës, të arrini të bëheni profesionistë të zotë, në fushën përkatëse ku ju keni zgjedhur të investoni për të ardhmen e jetës suaj.

Realizimi i objektivave dhe standardeve akademike kërkon përkushtim,  kërkon orë të tëra studimesh, por ju siguroj se kjo është rruga e duhur, kjo është rruga që do të sjellë më shumë sukses e kënaqësi në të ardhmen!

 Ndaj edhe njëherë ju ftoj të bashkëpunojmë për më shumë dije shkencore dhe  uroj një vit të mbarë akademik për ju studentë dhe gjithë personelin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”!

 

Faleminderit dhe suksese!