Njoftim / Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani"
Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani se, në zbatim të Vendimeve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, njoftuar përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale datë 29.10.2020 si dhe shkresës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Nr. 4859/1 prot., datë 30.10.2020, procesi mësimor në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” për muajin e parë të vitit akademik 2020-2021 do të zhvillohet online në platformën Microsoft TEAMS.
Personat përgjegjës do t’ju kontaktojnë në format elektronik, përmes adresës tuaj të e-mailit për udhëzime të mëtejshme lidhur me mënyrën e zhvillimit të procesit mësimor në platformën Microsoft TEAMS.
Për çdo paqartësi apo informacion kontaktoni në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.