NJOFTIM
Me kërkesë të personelit akademik, Ju njoftojmë se shtyhet afati për dërgimin e artikujve shkencorë për botim në Buletinin Shkencor, Viti XXIV i botimit, në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.
Afati i fundit për dorëzimin e artikujve do të jetë data 21.02.2023
Rikujtojmë që botimet duhet t'i përkasin: Serisë së Shkencave Shoqërore dhe Edukimit dhe Serisë së Shkencave të Natyrës, Ekonomike dhe Mjekësore. Mirëpriten punime shkencore të personelit akademik, studentëve, individëve profesionistë dhe punime origjinale të studiuesve nga institucione të tjera, brenda dhe jashtë vendit.
Detajet e thirrjes i gjeni në linkun bashkëlidhur
https://uniel.edu.al/images/kerkimi_shkencor/buletini/Thirrja_2022_1.pdf