Ceremonia e Diplomimit në FSHN
21.04.2017--Fakulteti i Shkencave te Natyres (FSHN) organizoi ne daten 21 Prill ceremonine solemne te shperndarjes se diplomave per rreth 60 te diplomuar te cikleve bachelor dhe master nga te gjitha programet mesimore qe ofrohen ne kete fakultet. Ne kete ceremoni mori pjese edhe Rektori i Universitetit Prof. Dr. Skender Topi dhe Zevendes Rektori Prof. as. Dr. Peçi Naqellari si edhe stafi akademik i FSHN. Te pranishem ishin edhe profesore qe kane dhene kontribut ne vite si edhe te aferm te studenteve te diplomuar.
Ceremonia u hap nga Dekani i Fakultetit Prof. Dr. Sotir Mali i cili theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti ne drejtim te vlerësimit te studenteve qe kane studiuar dhe janë diplomuar ne FSHN si edhe te stafit akademik qe me punën e tij nder vite ka nxjerre breza te tere te diplomuarish. Dekani midis te tjerash theksoi se FSHN synon cilesine e mësimdhënies dhe rritjen e saj vazhdimisht duke pregatitur studentet qe do te gjejnë veten me se miri ne tregun e punës.
Me pas e mori fjalën Rektori i Universitetit duke vlerësuar te diplomuarit dhe punën e FSHN si edhe duke ofruar mbështetje te vazhdueshme nga programet e ndryshme te shkëmbimit akademik ku studentet mund te përfitojnë duke u bere pjese e tyre. Ne vazhdim Zevendes Rektori Prof. as. Dr. Peçi Naqellari po ashtu e cilësoi një sukses punën e FSHN duke vlerësuar studentet e diplomuar, vazhdimesine dhe përkushtimin e stafit akademik ne drejtim te permiresimit te cilesise.
Ceremonia u mbyll me shpërndarjen e diplomave për studentet me te mire ku një pjese e tyre u shperndane nga profesorët me kontribute nder vite Prof. Dr. Ziso Thomollari, Prof. Dr. Agron Tato dhe Prof. Dr. Jani Dode si edhe nga Pergjegjesat e Departamenteve perkatese te FSHN.