Veprimtari

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Historiku i fakultetit ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Njoftime ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Nënshkruhet Marrëveshja Bilaterale me Universitetin Teknik të Sofjes

Ne datën 10.12.2015 Senati akademik i Universitetit te Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" miratoi marrëveshjen dypaleshe të bashkëpunimit me Universitetin Teknik te Sofjes. Marrëveshja bilaterale midis universiteteve ka si qellim kryesor nxitjen e bashkëpunimit në fushën akademike dhe atë te kërkimit shkencor për një afat 5 vjeçar. Kjo marrëveshje do ti hapi rrugë lidhjeve midis fakulteteve dhe departamenteve respektivë në kuadër te zhvillimit te projekteve dypalëshe në fushat përkatëse të interesit. Ndër pikat kryesore te marrëveshjes përfshihen:

  • Organizimi i cikleve te leksioneve të përbashkëta për lëndët respektive si edhe simpoziume
  • Nxitje për zhvillimin e projekteve kërkimore te përbashkëta ne fushat e ndryshme te interesit
  • Organizimi dhe zhvillimi i konferencave shkencore ndërkombëtare
  • Bashkëpunimi për zhvillimin e kurseve te përbashkëta me programe te integruara te cilat nxisin edhe shkëmbimin e studenteve në ndjekjen e kurseve apo te përgatitjes së punëve te diplomave.
  • Pjesëmarrja në publikime në revista apo broshura me qëllim nxitjen e kërkimit shkencor dhe kualifikimin e stafit.
  • Nxitje e shkëmbimit te stafit akademik me qëllimin e kualifikimit dhe shkëmbimit te eksperiencës

Kjo marrëveshje është edhe në harmoni me qëllimin e universitetit për zgjerimin e partneritetit me universitetet me te cilët përputhen fushat e interesit. Marrëveshja është nxitur nga Departamenti i Informatikës pranë FSHN duke pasur parasysh eksperiencën e Universitetit Teknik te Sofjes ne këtë fushë. Departamenti i Informatikës synon bashkëpunimin rigoroz me UT të Sofjes në dy drejtime kryesore qe janë: shkëmbimi akademik dhe projektet kërkimore shkencore. UT i Sofjes ofron programe informatike në gjuhët angleze dhe gjermane duke qënë një mundësi e mirë për shkëmbimin e stafit akademik dhe studenteve. Departamenti i informatikës ka tashmë një eksperiencë në këtë fushë duke organizuar me sukses një konferencë ndërkombëtare me UT të Sofjes si duke u përfshirë në shkëmbimin akademik.