Konferenca Shkencore Nderkombetare "Computer Science 2015"
Departamenti i Informatikes prane Fakultetit te Shkencave te Natyres dhe Departamenti i Sistemeve Kompjuterike prane Fakultetit te Sistemeve Kompjuterike dhe Kontrollit te Universitetit Teknik te Sofjes, organizuan ne datat 08-10 Shtator 2015 konferencen shkencore nderkombetare "Computer Science 2015". Qellimi kryesor i konferences ishte nxitja e bashkepunimit dhe kerkimit shkencor ne fushen e Informatikes ne rajon dhe me gjere. Ne kete konference u ftuan te marrin pjese kerkuesit shkencore nga stafet akademike si edhe studentet e doktorates nga vendet e rajonit dhe me gjere te cilet paten mundesi te prezantojne rezultatet e punes se tyre kerkimore. Ne sesionin plenar te konferences ishte e ftuar edhe Ministrja e Shtetit per Inovacionin dhe Administraten Publike Znj. Milena Harito e cila theksoi rendesine e bashkepunimit nderuniversitar per zhvillimin e projekteve te ndryshme ne fushen e Teknologjive te Informacionit duke inkurajuar organizimin e te tilla aktiviteteve. Ne konference u paraqiten mbi 60 punime shkencore duke nxitur interesin e pjesemarresve per bashkepunime te metejshme ne kete fushe.