Njoftim për konkurs për personel akademik me kohë të pjesshme
Departamenti i Informatikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Elbasanit “A. Xhuvani”, për nevojat e tij për semestrin e dytë të vitit akademik 2019 - 2020, shpall konkurs për 5(pesë) personel akademik me kohë të pjesshme.
Kriteret e përgjithshme e të veçanta për konkurrim janë
- Të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkenca informatike/inxhinieri kompjuterash/teknologjitë e informacionit dhe komunikimit apo të përafërta me to. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MASR.
- Të këtë përfunduar studimet Ba dhe Master i Shkencave apo (ekuivalente me të) në profilin shkenca informatike/inxhinieri kompjuterash/teknologjitë e informacionit dhe komunikimit apo të përafërta me to me notë mesatare mbi 8.5.
- Të këtë përvojë akademike mësimdhënie dhe të kërkimit shkencor.
- Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse
- Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore (preferohet anglishtja) e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi
- Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.
- Të jetë i angazhuar në kualifikimin pasuniversitar (grada, titulli është përparësi).
Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).
- C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
- Provime, mikroteza etj.
- Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron (noterizuar).
- Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
- Raport mjeko-ligjor.
- Vërtetim lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime.
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament.
Dokumentacioni i kërkuar mund të dorëzohet në rrugë postare apo në zarf të mbyllur nga data 20.02.2020 deri 02.03.2020.
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,
Rruga “Ismail Zyma”,
Aplikim për pozicionin e punës:____________
Elbasan
Shënim:Formularët për plotësim gjenden në adresën
www.uniel.edu.al/fakulteti i shkencave te natyres/njoftime