Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Historiku i fakultetit ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Njoftime ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Njoftim për konkurs për personel ndihmësakademik me karakter mësimor me kohë të plotë

Departamenti i Fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” për nevojat e tij, shpall konkurs për personel ndihmësakademik me karakter mësimor me kohë të plotë. Laboranti i departamentit të fizikës është personel ndihmës akademik me karakter mësimor dhe ndihmon në realizimin dhe mbështetjen e veprimtarisë së mësimdhënies; mban komunikim të ngushtë me Drejtuesin e Departamentit dhe anëtarët e tjerë të asamblesë së njësisë bazë dhe përgjigjet për mbarëvajtjen e bazës materiale; ndihmon në përgatitjen e bazës materiale për zhvillimin sa më normal të procesit mësimor; mirëmban dhe riparon pajisejet në rast defektesh; bashkëpunon me studentët për zbatimin e rregullave të funksionimit të laboratorit.

Kriteret e përgjigthsme të kandidatit janë:

  • Të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në ciklin e dytë të studimeve në fushën e shkencave të natyrës, profilet matematikë fizikë/fizikë kompjuterike ose të ngjashme me to. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MASR;
  • Të ketë përvojë pune
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë
  • Ndaj tij të mos ketë masa disiplinore në fuqi
  • Të jetë i aftë për punë

Kandidati të zotërojë këto kritere të veçanta:

  • Të ketë jo më pak se 2 (dy) vite pune përvojë në fushën e kërkuar
  • Të ketë njohuri të gjuhës së huaj e njohur ndërkombëtarisht (preferohet anglisht)
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese e të punës në grup.
  • Njohuri dhe aftësi të përdorimit të kompjuterit.
  • Referencë pune nga punëdhënës të mëparshëm.

Kandidatët duhet të dorëzojnë në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore Protokoll Arkiv të Rektoratit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dokumentacionin e kërkuar në rrugë postare ose zarf të mbyllur brenda periudhës prej 10 (dhjetë) ditësh nga data 25.11.2019 – 04.12.2019 këto dokumente:

  • Letër motivimi për pozicionin e laborantit.
  • Jetëshkrimin e tij/saj
  • Fotokopje e diplomës e njehsuar me origjinalin. Nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëherë ai duhet ta ketë të njehsuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin;
  • Fotokopje e listës së notave e njehsuar me origjinalin. Nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëherë aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
  • Fotokopje e njësuar e librezës së punës
  • Çertifikata, kualifikime, rekomandime për aftësi të ndryshme, të njësuara me origjinalin;
  • Referenca pune nga punëdhënës apo bashkëpunëtorë;
  • Dëshmi e njohjes së gjuhës së huaj e njësuar me origjinalin;
  • Raport i aftësisë për punë;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore/vetëdeklarim;
  • Fotokopje e letërnjoftimit.

Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen intervistës me gojë.

Dokumentacioni i kërkuar mund të dorëzohet në rrugë postare apo në zarf të mbyllur në periudhën prej 10 (dhjetë) ditësh nga data 25.11.2019 – 04.12.2019 këto dokumente në adresën:

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,

Rruga “Ismail Zyma”,

Aplikim për pozicionin e punës: laborant në departamentin e fizikës

Elbasan

Për çdo sqarim mund të kontaktoni në adresën elektronike Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.