Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Historiku i fakultetit ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Njoftime ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Shpallje konkursi për personel akademik në Departamentin e Informatikës

Departamenti i Informatikës Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani”, për nevojat e tij për vitin akademik 2020-2021, shpall konkurs për për 2 (dy) personel akademik me kohë të pjesshme.

Kriteret e përgjithshme e të veçanta për konkurrim janë:  

  1. Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet Universitare në nivelin Master i SHkencave në Inxhinieri Kompjuterash; Informatikë; Shkenca Konpjuterike; Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit; Telekomunikacioni. Diplomat e fituara në Institucionet e huaja të Arsimit të lartë dhe Institucione të tjera të autorizuara jahtë vendit, duhet të jenë njohur dhe njehsuar paraprakisht nga Ministria përgjegjëse për Arsimin në Shqipëri).
  2. Të ketë përfunduar studimet me mesatare mbi 8. në fushën e shkencave të sipërcituara.
  3. Të ketë përvojë në mësimdhënie në IAL të paktën 1 (një) vit.
  4. Të ketë kryer kurse kualifikimi brenda apo jashtë vendit në fushën përkatëse.
  5. Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj të BE-së, të mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.(preferohet anglisht)
  6. Preferohet të ketë kryer publikime në fushën e Informatikës.
  7. Ndaj kandidatit të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna.
  8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente: 

  1. Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit)
  2. Jetëshkrimi.
  3. Kopje të diplomës dhe të listës së notave. (Diplomat e lëshuara nga Institucionet e huaja të Arsimit të lartë dhe Institucione të tjera të autorizuara jahtë vendit, duhettë jenë njohur dhe njehsuar paraprakisht nga Ministria përgjegjëse për Arsimin në Shqipëri).
  4. Dokumentacionin shoqërues përkatës origjinal ose të noterizuar sipas plotësimit të kritereve të shpallura
  5. Vërtetim i gjendjes gjyqësore(Dëshmi penaliteti)
  6. Raporti i aftësisë në punë.
  7. Fotokopje e letërnjoftimit.
  8. Librezë shëndetësore.
  9. Leje nga punëdhënësi për mësimdhënie në UE 

Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t'i nënshtrohen intervistës në departament.

Dokumentacioni i kërkuar mund të dorëzohet në rrugë postare apo në zarf të mbyllur në zyrën e Protokoll Arkivës në Rektorat nga data 24.03.2021 deri 01.04.2021.

Adresa postare:

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,

Rruga “Ismail Zyma”,

Departamenti i Informatikës

Elbasan