Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike , Historiku i fakultetit  ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike , Njësitë përbërëse  ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike ,  Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike , Njoftime  ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike ,  Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

FSHMT/ Njoftim për konkurs për personel ndihmësakademik

 

Departamenti i Infermieristikës në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër  Xhuvani”, shpall konkurs për pozicionin e punës, personel ndihmësakademik me karakter mësimor, laborant.

Personeli ndihmësakademik me karakter mësimor, laborant: është njësi ndihmëse e procesit mësimor dhe atij kërkimor në department. Ai ndihmon në formimin shkencor e metodik të studentëve duke ndjekur detyrat e drejtuesit të departamentit,

 

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere të përgjithshme e të veçanta:

Kritere të përgjithshme:

 

  • Të ketë mbaruar studimet universitare të ciklit të dytë (Master) ose diplomë ekuivalente me të. Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura dhe njehsuara nga ministria përgjegjëse për arsimin.
  • Të ketë përvojë të mëparshme pune.
  • Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.
  • Ndaj tij të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
  • Të jetë i aftë për punë.

 

Kritere të veçanta:

 

       - Të ketë aftësi të mira kominikuese;

       - Të jetë njohës dhe përdorues i kompjuterit;

       - Të zotërojë  të paktën një gjuhë të huaj të Bashkimit Europian;

       - Të jetë i pajisur me leje të ushtrimit të profesionit.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë në rrugë postare në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore Protokoll Arkiv të Rektoratit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” brenda 10 (dhjetë) ditëve (05.10.2020 – 14.10.2020) nga data e shpalljes në www.app.gov.al dokumentacionin e kërkuar si më poshtë:

  • Letër motivimi për pozicionin e punës laborant në Departamentin e Infermieristikës
  • Jetëshkrimin e tij/saj;
  • Fotokopje e diplomës e njehsuar me origjinalin. Nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëherë ai duhet ta ketë të njehsuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin;
  • Fotokopje e listës së notave e njehsuar me origjinalin. Nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
  • Fotokopje e njehsuar e librezës së punës;
  • Çertifikata, kualifikime, dëshmi, rekomandime për aftësi të ndryshme, të njehsuara me origjinalin;
  • Referenca pune nga punëdhënës apo bashkëpunëtorë;
  • Dëshmi e njohjes së gjuhës së huaj e njesuar me origjinalin;
  • Raport i gjendjes shëndetsore, që vërteton aftësinë për punë;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
  • Fotokopje e letërnjoftimit.

 

Dokumentacioni i kërkuar të dorëzohet në rrugë postare brenda 10 (dhjetë) ditëve (05.10.2020 – 14.10.2020)  nga data e shpalljes në www.app.gov.al  në adresën:

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,

Rruga “Ismail Zyma”,

Aplikim për pozicionin e punës: Laborant  në FSHMT

Elbasan

 

Konkursi do të zhvillohet në ambientet e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.  Komisioni ad-hoc do të vlerësojë paraprakisht dosjet e kandidatëve (16.10.2020 – 19.10.2020) dhe më pas kandidatët do ti nënshtohen intervistës me gojë. Kandidatët konkurues do të njoftohen elektronikisht për rezultatet paraprake të konkurrimit, orën dhe datën e intervistës me gojë dhe brenda datës 23.10.2020 edhe për shpalljen /njoftimi i fituesit.

Për çdo sqarim mund të kontaktoni në adresën elektronike Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..