Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare “ Plurilingualizimi në arsimin e lartë”
Departamenti i Gjuhëve angleze dhe gjermane, pranë Fakultetit të Shkencave Humane, në Universitetin e Elbasanit ka zhvilluar konferencën ndërkombëtare “Plurilingualizmi në Arsimin e lartë”, me pjesmarrjen e studiuesve shkencore nga brenda dhe jashtë vendit.
Kjo konferencë ka përkuar edhe me 20 vjetorin e hapjes së degës së gjuhës angleze pranë këtij universiteti. Në ceremoninë e hapjes së koferencës, përveç rektorit të Universitetit Prof.Dr.Liman Varoshi dhe drejtuesve të tjerë të tij, kanë qenë të pranishëm edhe Zonja Valerie O’Brien Drejtoreshë e Zurës së Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, Zonja Aida Bërxolli Drejtoreshë e Këshillit Britanik në Shqipëri, Zoti Earl Wall Drejtor i Përgjithshëm i Korpusit të Paqes në Shqipëri, Zoti Agim Leka Këshilltar i Ministres së Arsimit dhe Sportit si dhe mjaft të ftuar të tjerë.
Duke folur përpara të pranishmëve Rektori i Universitetit Prof.Dr.Liman Varoshi u ka uruar mirëseardhjen të ftuarve dhe ka theksuar se kërkimi shkencor dhe konferenca të tilla që i shërbejnë këtij kërkimi janë në qendër të punës së Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, për ta kthyer këtë institucion në një ambientet të vërtetë universitar. Ai gjithashtu theksoi se gjuhët e huaja pranë këtij universiteti, janë ndër programet e studimit të cilat kanë ecur denjësisht në respekt të traditës së Universitetit të Elbasanit, në degët e mësuesisë.
Pas përshëndetjes edhe nga ana e të ftuarve të tjerë, Konferenca ka zhvilluar punimet e saj për dy ditë me rradhë.
![Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare “ Plurilingualizimi në arsimin e lartë”](/images/studio_ne_ue/fakulteti_i_shkencave_humane/veprimtari/1.jpg)
![Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare “ Plurilingualizimi në arsimin e lartë”](/images/studio_ne_ue/fakulteti_i_shkencave_humane/veprimtari/2.jpg)
![Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare “ Plurilingualizimi në arsimin e lartë”](/images/studio_ne_ue/fakulteti_i_shkencave_humane/veprimtari/3.jpg)
![Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare “ Plurilingualizimi në arsimin e lartë”](/images/studio_ne_ue/fakulteti_i_shkencave_humane/veprimtari/4.jpg)
![Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare “ Plurilingualizimi në arsimin e lartë”](/images/studio_ne_ue/fakulteti_i_shkencave_humane/veprimtari/5.jpg)
![Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare “ Plurilingualizimi në arsimin e lartë”](/images/studio_ne_ue/fakulteti_i_shkencave_humane/veprimtari/6.jpg)