Veprimtari
Në kuadrin e veprimtarive të Departamentit të Gjuhëve Angleze dhe Gjermane të UE-së, si dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë në këtë Universitet u organizua më datë 18.04.2014 shfaqja e filmit dokumentar „Martin Camaj, i papërsëritshëm“, kushtuar personalitetit të Martin Camajt, si përfaqësues i kulturës dhe letërsisë shqiptare në mërgim gjatë gjysmës së dytë të shek. XX. Në këtë shfaqje ishin të pranishëm studentë si edhe shumë njohës dhe dashamirës të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Premiera e këtij filmi dokumentar, e realizuar prej një ekipi televiziv, nën drejtimin e gazetares dhe regjisores së njohur Tefta Radi, është shfaqur me shumë sukses në Tiranë, në sallën UNESCO të Muzeut Kombëtar, si dhe në Shkodër sallën e madhe të rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ku zonjës Erika Camaj ju dorëzua prej kryetarit të bashkisë së qytetit të Shkodrës edhe dëshmia e nderimit të Martin Camajt si “Qytetar Nderi“ i Shkodrës (pas vdekjes).
![Veprimtari](/images/studio_ne_ue/fakulteti_i_shkencave_humane/veprimtari/qytetar1.jpg)
![Veprimtari](/images/studio_ne_ue/fakulteti_i_shkencave_humane/veprimtari/qytetar2.jpg)
![Veprimtari](/images/studio_ne_ue/fakulteti_i_shkencave_humane/veprimtari/qytetar3.jpg)