Veprimtari

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Historiku i fakultetit ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Njoftime ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Aktivitet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit

Dita ndërkombëtare e librit është përkujtuar në Universitetin “Aleksandër Xhuvani “ të Elbasanit me një aktivitet të organizuar nga Departamentet e Gjuhës dhe të Letërsi-Gazetarisë, pranë Fakultetit të Shkencave Humane. Pjesë e këtij aktiviteti ka qenë prezantimi i prodhimtarisë intelektuale në fushën e botimeve dhe të kërkimit shkencor të pedagogëve të këtij Universiteti, të cilat janë ekspozuar në një ambient në hollin kryesor të tij.

Ndërkohë më pas me pjesmarrjen e shumë studentëve, është organizuar një ceremony, ku të pranishëm kanë qenë drejtuesit e departamenteve që organizuar këtë veprimtari Prof. As.Dr. Elvira Lumi dhe Prof.As.Dr. Albert Riska, dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof.Dr. Roland Gjini, por edhe Rektori I Universitetit Prof.Dr. Liman Varoshi.

Rektori Varoshi duke vlerësuar këtë ditë të shënuar, ka theksuar se Universiteti i Elbasanit me shumë botime prestigjoze të shumë pedagogëve të tij, paraqitet dinjitoz, në tregun e botimeve shkencore intelektuale të vendit tonë por jo vetëm. Ai ka theksuar se universiteti do të mbështesë fuqishëm çdo produkt të mirëfilltë intelektual të stafit të tij, i cili synon të çojë përpara kërkimin shkencor. Ndërkohë duke iu drejtuar studentëve ai u ka bërë thirrje të jenë sa më pranë librit, sepse vetëm kështu do të mund të arrijnë rezultatet e dëshiruara për veten në fushën e studeimeve dhe më tej në fushën e jetës. Ai gjithashtu ka ftuar studentët që të jenë sa më të pranishëm në ambientet e bibliotekës së Universitetit, e cila ofron për ta jo vetëm shumë tituj librash, por edhe një akses të plotë në bibliotekën dixhitale.

Edhe dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof.Dr Roland Gjini u ka bërë thirrje studentëve të jenë sa më afër librit, duke theksuar se vetëm kështu ata do të kenë potencialin e duhur kulturor e intelektual, për të qenë profesionistë të zotë e të denjë në të ardhmen.

Përpara studentëve kanë folur edhe dy autorë librash, pjestarë të stafit akademik të Universitetit, Prof.As.Dr Kujtim Bevapi si dhe autori i librave të njohur për fëmijë Astrit Bishqemi.

Aktivitet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit Aktivitet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit Aktivitet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit Aktivitet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit