Mësimdhënia në periudhë pandemie: Zhvillimi i Kapaciteteve Studentore (Cikli i dytë i studimeve, Master) gjatë një procesi arsimor të alternuar fizik e në distancë
Në muajt Nëntor dhe Dhjetor ka nisur prezantimi dhe zbatimi i projektit me titull: Mësimdhënia në periudhë pandemie: Zhvillimi i Kapaciteteve Studentore (Cikli i dytë i studimeve, Master) gjatë një procesi arsimor të alternuar fizik e në distancë.
Projekti në fjalë, i financuar nga Agjensia Kombëtare e Kërkimit dhe Inovacionit (AKKSHI) do të ketë një shtrirje kohore prej 2 vjetësh. Falë bashkëpunimit midis Agjensisë Kombëtare të Kërkimit dhe Inovacionit, Universitetit të Elbasanit dhe Departamentit të Gjuhëve të Huaja pranë këtij universiteti, projekti nxitur nga situata e pandemisë këtë periudhë 2 vjeçare synon t’i vijë në ndihmë studentëve të ciklit të dytë të studimeve Master në mësuesi.
Këta studentë do të kenë mundësi të bëhen pjesë e trajnimeve të hartuara dhe ofruara për ta nga grupi i punës ( Dr. Lenida Lekli, Dr. Fatos Gjata, Dr, Ardita Dylgjeri, Dr. Elvin Rada, Msc. Eda Çela) i angazhuar në zbatimin e këtij projekti. Trajnimet e ofruara do të jenë të lidhura me mësimdhënien në distancë si dhe përvetësimin e strategjive menaxhuese të një ore mësimi të realizuar nëpërmjet plaformave të ndryshme.
Fillimisht u realizua aktiviteti i parë i planifikuar për këtë projekt, prezantimi i tij dhe i objektivave të synuara, për t’u pasuar në vijimësi nga aktivitetet e tjera të planifikuara si pjesë e kalendarit të veprimtarive.
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |