Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Historiku i fakultetit ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Njoftime ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Promovim libri në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Në kuadrin e veprimtarive të Fakultetit të Shkencave Humane dhe me mbështetjen e Rektoratit të UE-së, Departamenti i Letërsisë dhe Gazetarisë në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhësisë, organizuan sot në mjediset e Bibliotekës së UE-së, promovimin e librit “William Shakespeare” të Victor Hugo, përkthyer nga Abdulla Rami dhe Ermira Xhomaqi - Godo.

Të pranishëm ishin pedagogë dhe studentë të të dyja departamenteve, nxënës të gjimnazit “Dhaskal Todri”, të cilët shprehën mendimet dhe vlerësimet e tyre për këtë vepër, si edhe diskutuan rreth vlerave dhe risive të saj në letrat shqipe.

Më shumë

Në kuadër të premierës "Profesionisti", Universiteti i Elbasanit mirëpriti si të ftuar të veçantë regjisorin Leka Bungo dhe aktorët Viktor Zhusti dhe Astrit Hasani

Të ftuarit ndanë me studentët dhe pedagogët vlerat e kësaj premiere, kujtimet e roleve të tyre, marrëdhënia e artistit dhe publikut me artin, sfidat e teatrit dhe filmit shqiptar, pa harruar së përmenduri edhe plejadën e artistëve që u kanë dhënë jetë me krijmtarinë e tyre shumë personazheve.

Gjithashtu, përfituan nga ky takim për të dhënë këshilla të vlefshme mbi përfshirjen e dramaturgjisë shqiptare në kurrikula, si një pasuri historike, kulturore e shoqërore, vazhdimësia e së cilës varet nga interesi dhe vlerësimi i brezave të rinj për të mos e lënë në harresë.

Në kuadër të premierës "Profesionisti", Universiteti i Elbasanit mirëpriti si të ftuar të veçantë regjisorin Leka Bungo dhe aktorët Viktor Zhusti dhe Astrit Hasani

LISTA E FITUESVE NË PROGRAMIN E STUDIMIT “DOKTORATË NË ALBANOLOGJI” PËR VITIN AKADEMIK 2022-2023

Kolegji Doktoral, pas shqyrtimit të dokumentacionit të dosjes përkatëse të secilit aplikant dhe mbi bazën e renditjes së rezultateve të pikëve të grumbulluara pas fazave të konkurrimit (dokumentacion, testim me shkrim dhe intervistë me gojë) për secilin prej tyre, shpall listën e fituesve në programin e studimit “Doktoratë në albanologji” (profili: gjuhësi dhe histori), si më poshtë vijon:

LISTA E FITUESVE NË PROGRAMIN E STUDIMIT “DOKTORATË NË ALBANOLOGJI” PËR VITIN AKADEMIK 2022-2023

Studentë të programi të gazetarisë dhe gazetari-anglisht, gjatë një takim frytdhënës me gazetarin e njohur Mentor Kikia

Përgjatë takimt Z.Kikia, ndau me studentët përvojat personale në fushën e gazetarisë, përshkrim të situatës aktuale të gazetarisë në vend, sfidat, detyrat dhe përgjegjësitë e një gazetari. Gjithashtu, nuk munguan as këshilla dhe rekomandime të vlefshme për ushtrimin e këtij profesioni me integritet dhe profesionalizëm.

Studentë të programi të gazetarisë dhe gazetari-anglisht, gjatë një takim frytdhënës me gazetarin e njohur Mentor Kikia

MODALITET PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË PROGRAMIN E STUDIMIT “DOKTORATË NË ALBANOLOGJI”, VITI AKADEMIK 2022-2023

Programi i studimit “Doktoratë në albanologji” përfshihet në ciklin e tretë të studimeve universitare, në përfundim të të cilit lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor i shkencave në albanologji”. Programi i doktoratës synon të nxisë kërkimin shkencor, duke u orientuar drejt thellimit, rikonceptimit dhe riintegrimit të njohurive shkencore, për të sjellë risi në mendimin shkencor.

PROJEKTI "ALBANOLOGJIA DHE REALITETET E REJA NE METODOLOGJI DHE BURIME"

MODALITETET PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË PROGRAMIN E STUDIMIT “DOKTORATË NË ALBANOLOGJI” VITI AKADEMIK 2022-2023

PROCEDURA E KONKURRIMIT

Lista e temave për provimin me shkrim për kandidatët që konkurrojnë në ciklin e tretë të programit të studimit “Doktoratë në albanologji”

Profili Gjuhësi

Profili Histori

Universiteti i Elbasanit mirëpriti në ambjentet e tij gazetarin e mirënjohur Ksenofon Ilia

Gjatë takimit studentët e Fakultetit të Shkencave Humane u njohën me termin "Stenografi", rëndësinë, rolin dhe dobinë e përdorimi të tij në fusha të ndryshme.

Për t’u njohur më shumë këtë mënyrë komunikimi përmes shenjave, shkurtimeve ose simboleve mund të dërgoni e-mail në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Universiteti i Elbasanit mirëpriti në ambjentet e tij gazetarin e mirënjohur Ksenofon Ilia