Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Historiku i fakultetit ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Njoftime ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Fakulteti i Shkencave Humane/ Njoftim për personel akademik me kohë të pjesshme

Departamenti i Gjuhës Angleze dhe Gjermane në Fakultetin e Shkencave Humane, në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani” për nevojat e tij për mbulim të ngarkesës mësimore për semestrin e dytë të vitit akademik 2018-2019, kërkon personel akademik me kohë të pjesshme: 3 (tri) personel për mbulim të ngarkesës në gjuhën Angleze dhe 2 (dy) personel për mbulim të ngarkesës për gjuhën Gjermane..

Kriteret për konkurrim janë:

  • Të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në degët Gjuhë Angleze ose Gjermane. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MASR;
  • Të këtë përfunduar studimet Ba dhe Master i Shkencave apo (ekuivalente me të) me notë mesatare mbi 8.5.
  • Të këtë përvojë mësimdhënie dhe të kërkimit shkencor.
  • Preferohet të ketë marrë pjesë në konferenca shkencore dhe të ketë kryer botime në këtë fushë.
  • Të jetë i angazhuar në kualifikimin pasuniversitar (grada, titulli është përparësi).

Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).
  • C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
  • Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
  • Provime, mikroteza etj.
  • Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
  • Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
  • Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron (noterizuar)..
  • Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
  • Raport mjeko-ligjor.
  • Vërtetim lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime.

Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament.

Dokumentacioni i kërkuar mund të dorëzohet në rrugë postare ose zarf të mbyllur në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore Protokoll, Arkiv nga data 08.02.2019 deri 18.02.2019..

Adresa postare:

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,
Rruga “Ismail Zyma”,
Aplikim për pozicionin e punës:____________
Elbasan

Shënim:

Formularët për plotësim gjenden në adresën

www.uniel.edu.al/fakulteti i shkencave humane/njoftime