Shpallje konkursi për pedagog me kohë të pjesshme në Departamentin e Letërsi Gazetarisë në vitin akademik 2017-2018
Fakulteti i Shkencave Humane i Universitetit të Elbasanit “A. Xhuvani” për nevojat e tij në Departamentin Letërsi Gazetari për vitin akademik 2017 - 2018 shpall konkurs për personel akademik me kohë të pjesshme.
Kriteret për konkurrim janë:
- Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkenca shoqërore. Diplomat e fituara jashtë vendit të jenë të njohura nga MAS.
- Të jetë diplomuar në degën e Gjuhë - Letërsi/Gazetari me notë mesatare mbi 8.5.
- Të këtë përfunduar studimet Master i Shkencave (ekuivalente me të) në profilin Letërsi/Gazetari me notë mesatare mbi 8.5.
- Te këtë përvojë mësimdhënie dhe të jetë aktualisht i angazhuar në këtë sektor.
- Të jetë i angazhuar në kualifikimin pasuniversitar (grada, titulli është përparësi).
- Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore (preferohet anglishtja) e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri brenda datës 27.09.2017 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).
- C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
- Provime, mikroteza etj.
- Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
- Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
- Raport mjeko-ligjor.
- Vërtetim lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime.
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament.
Shënim:
Formularët për plotësim gjenden në adresën
www.uniel.edu.al/fakulteti i shkencave humane/njoftime