Shpallje konkursi për staf akademik me kohë të plotë në Departamentin e Gjuhëve Angleze dhe Gjermane
Departamenti Gjuhë Angleze dhe Gjermane në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin e Elbasanit “A. Xhuvani” për nevojat e tij në për vitin akademik 2016-2017 shpall konkurs për personel akademik me kohë të plotë:
Kriteret për konkurrim janë:
- Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në Gjuhe Angleze. Diplomat e fituara jashtë vendit të jenë të njohura nga MAS.
- Të ketë përfunduar studimet doktorale në Didaktikë të mësimdhënies së gjuhës angleze.
- Të këtë studimet e botime në fushën përkatëse.
- Te këtë përvojë mësimdhënie dhe të jetë aktualisht i angazhuar në këtë sektor.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 01.03.2017 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).
- C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
- Provime, mikroteza etj.
- Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
- Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
- Raport mjeko-ligjor.
- Vërtetim lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime.
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t'i nënshtrohen një interviste në departament.
Shënim:
Formularët për plotësim gjenden në adresë www.uniel.edu.al/informacione/njoftime