Njoftim shpallje konkursi per pedagoge me kohe te pjesshme ne Departamentin Gjuhe Angleze dhe Gjermane, per vitin akademik 2016-2017
Fakulteti i Shkencave Humane i Universitetit të Elbasanit “A. Xhuvani”për nevojat e tij në Departamentin e Gjuhës për vitin akademik 2016-2017 shpall konkurs për personel akademik me kohë të pjesshme.
Kriteret për konkurrim janë:
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 22.09.2016 këto dokumente:
- Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkenca shoqërore. Diplomat e fituara jashtë vendit të jenë të njohura nga MAS.
- Të jetë diplomuar në degën e Anglisht ose Gjermanisht me notë mesatare mbi 8.5.
- Të këtë përfunduar studimet Master i Shkencave (ekuivalente me të) në profilin Letërsi/Gjuhesi angleze ose gjermane me notë mesatare mbi 8.5.
- Te këtë përvojë mësimdhënie dhe të jetë aktualisht i angazhuar në këtë sektor.
- Të jetë i angazhuar në kualifikimin pasuniversitar (grada, titulli është përparësi).
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament. Aplikantet qe kane dosje prane departamentit dhe burimeve njerezore, do te bejne vetem rifreskimin e saj, duke dorezuar kualifikime te reja qe mund te kene kryer.
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).
- C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
- Provime, mikroteza etj.
- Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
- Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
- Raport mjeko-ligjor.
- Vërtetim lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime.
Shënim:
Formularët për plotësim gjenden në adresë www.uniel.edu.al/informacione/njoftime