Njoftim shpallje konkursi per pedagoge me kohe te pjesshme ne Departamentin e Gjuhes Italiane dhe Frenge, per vitin akademik 2016-2017
Fakulteti i Shkencave Humane i Universitetit të Elbasanit “A. Xhuvani”për nevojat e tij në Departamentin Gjuhë Italiane Frënge për vitin akademik 2016-2017 shpall konkurs për personel akademik me kohë të pjesshme.
Kriteret për konkurrim janë:
- Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkenca shoqërore. Diplomat e fituara jashtë vendit të jenë të njohura nga MAS.
- Të jetë diplomuar në degën e Gjuhë Italiane/Frëngeme notë mesatare mbi 8.5.
- Të këtë përfunduar studimet Master i Shkencave (ekuivalente me të) në profilin Gjuhësi/Letërsi italiane/frënge, me notë mesatare mbi 8.5.
- Te këtë përvojë mësimdhënie dhe të jetë aktualisht i angazhuar në këtë sektor.
- Të jetë i angazhuar në kualifikimin pasuniversitar (grada, titulli është përparësi).
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 22.09.2016 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).
- C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
- Provime, mikroteza etj.
- Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
- Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
- Raport mjeko-ligjor.
- Vërtetim lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime.
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament. Aplikantet qe kane dosje prane departamentit dhe burimeve njerezore, do te bejne vetem rifreskimin e saj, duke dorezuar kualifikime te reja qe mund te kene kryer.
Shënim:
Formularët për plotësim gjenden në adresë www.uniel.edu.al/informacione/njoftime