Kolegji Doktoral, mbi bazën e renditjes së rezultateve të pikëve të grumbulluara pas fazave të konkurrimit (dokumentacion, testim me shkrim dhe intervistë me gojë) për secilin aplikant, shpall listën e fituesve për 2 (dy) kuota të lira në programin e studimit “Doktoratë në albanologji” profili gjuhësi (gjuhësi historike dhe gjuhësi variacionale), për vitin akademik 2023-2024, si më poshtë vijon:
1. Lonora Hysolli – Avdyli
2. Adelina Laçi
Programi i studimit “Doktoratë në albanologji” përfshihet në ciklin e tretë të studimeve universitare, në përfundim të të cilit lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor i shkencave në albanologji”. Programi i doktoratës synon të nxisë kërkimin shkencor, duke u orientuar drejt thellimit, rikonceptimit dhe riintegrimit të njohurive shkencore, për të sjellë risi në mendimin shkencor.
Bazuar ne ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015- "Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë", Urdhrin e MAS nr.101, datë 13.03.2024 "Për procesin zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në Institucionet publike të arsimit të lartë", nenin 37, pika 2 e Rregullores së zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", Senati Akademik, Vendosi:
Kolegji Doktoral, mbi bazën e renditjes së rezultateve të pikëve të grumbulluara pas fazave të konkurrimit (dokumentacion, testim me shkrim dhe intervistë me gojë) për secilin aplikant, të përcjella nga njësitë bazë organizuese të këtij programi studimi, miratoi dhe shpalli listën e fituesve në programin e ciklit të tretë të studimit Doktoratë në albanologji, profili gjuhësi dhe studime historike, për vitin akademik 2023-2024, si më poshtë: