Njoftim për zhvillimin e testit ndërkombëtar të gjuhës së huaj angleze
Studentët e interesuar do të gjejnë në këtë link, njoftimin për provimin e rradhës të Toeic-ut, në ambientet e Universitetit të Elbasanit.
Studentët e interesuar do të gjejnë në këtë link, njoftimin për provimin e rradhës të Toeic-ut, në ambientet e Universitetit të Elbasanit.
Njoftohen të gjithë studentët që kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve bachelor, se regjistrimet për programet e ciklit të dytë master, fillojnë në datë 7 tetor dhe mbyllen në datë 12 tetor. Më poshtë do të gjeni Udhëzimin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit, me numër 24, i cili parashikon proçedurat, afatet dhe mënyrën e regjistrimit për ciklin master, si dhe disa ndryshime në udhëzimin numër 13, për regjistrimin e maturantëve në shkollat e larta.
Studentët që kërkojnë të regjistrohen për në një prej programeve të ciklit të dytë master, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, do të gjejnë në linkun bashkëngjitur faturën mbi pagesën e tarifës së regjistrimit. Këtë faturë, mund të printoni dhe të bëni pagesën dhe më pas të drejtoheni pranë sekretarive mësimore të Universitetit, me dokumentacionin e kërkuar në bazë të Udhëzimit numër 24 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit, i cili gjithashtu gjendet i publikuar në këtë faqe.Formulari i pagesës së regjistrimit, gjendet edhe pranë sekretarive mësimore.
Njoftohen te gjithe te interesuarit se ne tabelen bashkengjitur do te gjejne aplikantet per transferim studimesh nga universitetet e tjera ne universitetin "A. Xhuvani", aplikantet per program te dyte studimi dhe aplikantet qe jane nga trojet ne universitetin tone, se bashku me pergjigjet e dhena nga komisionet perkatese.
Maturantët të cilët kanë konkuruar për në një ose më shumë programe studimi në Universitet, do të gjejnë në linkun e mëposhtëm një material video, shpjegues mbi mënyrën e kontrollit të rezultateve të tij të konkurimit dhe më pas në lidhje me procesin e regjistrimit pranë sekretarive të Universitetit.